Vlerat tuaja janë cilësitë morale dhe intelektuale që ju përcaktojnë dhe që i japin kuptim jetës suaj. Një karrierë që mbështetet në vlerat tuaja është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur kënaqësinë personale dhe motivimin në vendin e punës.
Për të parë nëse perspektivat tuaja të punës janë në përputhje me vlerat tuaja, provoni veten tek ushtrimi i mëposhtëm. Duke bërë këtë ushtrim, ju do të jeni në gjendje të identifikoni atë që ju intereson më shumë.
A. Vlerësimi i vlerave të mia
Më poshtë ju paraqitet një listë vlerash, e cila mund t’ju
ndihmojë të identifikoni vlerat tuaja të punës. Sipas shkallës së mëposhtme të vlerësimit qarkoni shkallën e rëndësisë që ju i jepni secilës vlerë. Zgjidhni vlerësimin që i përshtatet më mirë vlerave tuaja.
4 – Shumë e rëndësishme 3 – Mjaftueshëm e rëndësishme
2 – Pak e rëndësishme 1 – Jo e rëndësishme
4 3 2 1 Aventura – Keni përgjegjësi pune të cilat përfshijnë rrezikun.
4 3 2 1 Krijmtari artistike – Angazhoheni lirshëm në aktivitete artistike dhe inovative, përdorni imagjinatën dhe krijmtarinë
4 3 2 1 Ndryshim dhe shumëllojshmëri – Keni përgjegjësi pune që ndryshojnë shpesh në përmbajtje dhe në mjedis.
4 3 2 1 Komuniteti – Jetoni në një vend apo qytet ku mund të përfshiheni në çështje apo programe lokale.
4 3 2 1 Garat – Angazhoheni në aktivitete ku provoni aftësitë tuaja dhe ku ka fitues dhe humbës të vërtetë.
4 3 2 1 Krijmtaria – Sillni ide të reja, programe, struktura organizative por jo formate të ngjashme të zhvilluar më pare nga të tjerët.
4 3 2 1 Ritme të shpejta – Të punoni në rrethana të tilla ku puna duhet bërë me shpejtësi.
4 3 2 1 Miqësia – Zhvillim të marrëdhënieve të ngushta me bashkëpuntorët (kolegët).
4 3 2 1 Të ndihmoni të tjerët – Të ndihmoni të tjerët drejtpërdrejtë, individualisht ose në grupe të vogla.
4 3 2 1 Të ndihmoni shoqërinë – Kontribuoni në përmirësimin e mjedisit (shoqërisë) ku jetoni.
Për më tepër ushtrime për vlerësimin e vlerave të tjera na ndiqni në seksionin më të zgjeruar të këtij udhëzuesi në duapune.com
B. Përmbledhja e vlerave të mia
1. Cilat janë pesë vlerat që ju i quani më të rëndësishme?
2. Cilat janë pesë vlerat që ju i quani më pak të rëndësishme?