Të gjithë kemi qenë në atë situatë: të nervozuar, me duar të djersitura, të pasigurtë për atë që na pret. Gjëja e vetme që dëshironi është që ata t`ju pëlqejnë. Papritmas ju dëgjoni hapat e dikujt që po ju afrohet. Zemra juaj fillon e rreh fort dhe keni vetem 30 sekonda kohë për të dalë në skenë… Po, për intervistën po flas.
Këtu janë disa këshilla që do ju ndihmojnë të kuptoni etiketën e intervistës.
Para intervistës:
• Bëni një kërkim për kompaninë
• Rregulloni CV-në tuaj. (Mundësisht përmblidheni në një faqe)
• Mbani një bllok shënimesh, një stilolaps dhe dy kopje të CV-s tuaj.
• Vishuni siç duhet dhe shmangni bizhuteritë e mëdha.
• Bëni një tualet natyral dhe flokët mbajini të thjeshta dhe jo në fytyrë. Disa nga stilet e preferuara të flokëve janë topuzet e balerinës dhe bishti i ulët.
• Gjatë rrugës për në intervistë, dëgjoni këngën tuaj të preferuar që të keni energji dhe vetëbesim.
• Fikni celularin dhe hiqni çamçakizin.
• Të jeni në kohë (por jo shumë herët, 10 minuta para është më e mira).
• Të jeni gati ti përgjigjeni pyetjeve për veten tuaj
Gjatë intervistës:
• Të jeni të sjellshëm me të gjithë në kompani. Asnjëherë nuk i dihet se kush punon në kompani dhe se kush mund t`ju intervistoi.
• Jepni një shtrëngim duarsh konfident.
• Buzëqeshni. Duhet të jeni të afrueshëm dhe kjo do ju qetësoj nervat.
• Të jeni të sjellshëm dhe energjitik.
• Mbani një strukturë trupi të mirë.
• Mos flisni shumë – nuk duhet të dukeni llafazan, por sigurisht mos iu përgjigjni pyetjeve me dy ose tre fjalë. Gjithashtu, mos ndërprisni personin që po ju interviston.
• Mos harroni të bëni pyetje në fund të intervistës.
• MOS bëni pyetje për rrogën gjatë intervistës së parë.
• Në fund të intervistës, pyesni se kur do merret një vendim.
• Para se të dilni, sigurohuni ti falenderoni për kohën që ju kushtuan.
Pas intervistës:
Momentin që dilni nga intervista shkruani një letër falenderimi dhe dërgojeni direkt te posta. Mund të duket si në kohët e vjetra, por ky është një gjest që vlerësohet shumë nga punëdhënësi juaj potencial.
Pyesni vetë nëse nuk ju kanë kontaktuar në datën që u vendos gjatë intervistës. Mos pyesni përpara kësaj date.
ASNJEHERE mos postoni për intervistën tuaj në Facebook ose në Twitter. Të gjithë e dimë që gjëja e parë që një punëdhënës do bëj pas një interviste është të kërkoj në Google për personin që u intervistua.