Monday, April 12, 2021

Tranzicioni nga Menaxher në Drejtues

Duhen lexuar

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

shkalleJu jeni një menaxher fantastik dhe tani jeni gati për një hap tjetër. Kështu, ju  i përgjigjeni një hapje për një punë të re me potencial të udhëheqjes. Ju dërgoni  CV-n tuaj, duke detajuar arritjet tuaja të shumta, aftësitë teknike dhe përvoja disa vjecare mbi mbikëqyrjen e ekipeve , planifikimit të projekteve dhe implementimit. Ju jeni të përsosur për punë! Apo, kështu keni menduar … Sidoqoftë ju nuk jeni duke kërkuar për një kompani tjetër, por thjesht një pozicion të ri brenda kompanisë suaj me detyra më të avancuara dhe më të sofistikuara.
Cfarë ndodhi? Pse është anashkaluar mundësia për një rritje në detyrë brenda kompanisë suaj, pse nuk e kanë parë këtë mundësi tek ju? Si mund ti komunikoni ju aftësitë tuaja udhëheqëse me zë më të qartë?
Shumë profesionistë luftojnë me kalimin nga menaxhimi tek udhëheqja. E ndërsa ju besoni se keni zhvilluar aftësitë dhe përvojat profesionale, në të vërtet cështja qëndron në atë që ju nuk e keni ndryshuar : perceptimi i të tjerëve drejt jush.
Ka disa hapa të thjeshtë që ju ndihmojnë ju  të demonstroni aftësitë tuaja udhëheqëse dhe për të dalluar veten si një udhëheqës të ardhshëm. Por së pari, ju duhet të jeni i qartë në mendjen tuaj për atë cka një ushëheqës është përgjegjës dhe nëse ju me të vërtet doni ta nisni këtë udhëtim.

Udhëheqës vs Menaxher

Çfarë e bën një udhëheqës? A është kjo një përmbledhje e një sjelljeje të caktuar? A është e stilit? A është kjo një mënyrë e paracaktuar e komunikimit? Në mënyrë që  t’iu përgjigjemi këtyre pyetjeve, le të shohim së pari se çfarë e bën një menaxher të mirë. Pothuajse të gjithë kemi patur në eksperiencën tonë profesionale menaxher jo të kualifikuar, kjo na bënë ta njohim menjëherë një të mirë. Menaxheri i mirë është dikush që na frymëzon, që kujdeset për atë që ne bëjmë dhe se si e bëjmë. Është dikush për të cilin të gjithë duan të punojnë- personi që  mundëson punë të sukseshme në grup. Nëse ju jeni mjaft me fat për të qënë pjesë e kësaj skuadre, ardhja në punë është gazmore dhe sfiduese. Ju mund të punoni shumë, por prekni rezultatet.
Pyetja që lind nga përshkrimi i mësipërm është:  a mund të jetë ky menaxher një udhëheqës?
Udhëheqësit ndajnë shumë nga tiparet e një menaxheri të madh. Ata frymëzojnë. Ata motivojnë. Udhëheqësit janë të entuziazmuar, optimistë dhe të artikuluar kur flitet për plane, shpresa dhe suksese. Entuziasmi i tyre frymëzon dhe të tjerët. Ai sjell vizion. Udhëheqësit besojnë në atë cka janë duke thënë dhe se ata i tregojnë bindjet e tyre personale me sjelljet e tyre.
Bëjini vetes këto pyetje:
-Cila është agenda ime personale?
-Cfarë dua të provojë?
-Cili mision në jetën time më obsesionon?
-Cili është pasioni im i djegur?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’ju ndihmojnë të vendosni nëse udhëheqja është një udhëtim që dëshironi të ndërrmerni.

Përshtatur nga  Sally Hull & Miffy Ozeroff

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

Këshilla për profilin tuaj në LinkedIn

Cilat janë mjetet më të rëndësishme për një punëkërkues? Ju ndoshta keni thënë rezyme dhe rrjetin tuaj. Por, çfarë ndodh me platformën...