Thursday, February 25, 2021

Trajtimi i HIV/AIDS në ambjentin e punës

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

ribbon(Në kuadrin e ditës ndërkombëtare të SIDES)

Virusi HIV i cili shkakton defiçencë në imunitetin e trupit të njeriut është kthyer në një shqetësim të madh për vendin e punës këto vitet e fundit. Sot në botë pjesa më e madhe e të infektuarëve janë të moshës 20 apo 45 vjec dhe janë të punësuar nëpër biznese të vogla dhe të mesme. Kjo cështje ngre pyetje lidhur me masat që një punëdhënës duhet të sigurojë për këta punonjës. Megjithatë të pakta janë ato kompani në Amerikë të cilat i përgjigjen këtyre kërkesave.
Faktet tregojnë se të infektuarit me HIV/AIDS janë të diskriminuar në ambjentin e punës gjatë procesit të punësimit apo ngritjes në detyrë. Të infektuarit me HIV/AIDS mbrohen nga ligji i të drejtave të njeriut për këtë arsye nuk duhen diskriminuar.

HIV test si një kusht punësimi

Shumë shtete e kanë ndaluar testin e HIV/AIDS si një kusht punësimi, ndërsa të tjerët e lejojnë testin e HIV/AIDS në rastet kur punëdhënësi paraqet një arsye legjitime (të drejtë) për të vepruar kështu.  Një arsye legjitime do të ishte nëse siguria e performancës në punë ka lidhje me infektimin nga HIV/AIDS. Kjo lidhje mund të ekzistojë kur puna përfshin rrezikun e transmetimit të sëmundjes. Nga ana tjetër është edhe e drejta e kolegëve për tu ankuar nëse rrezikojnë shëndetin e tyre, por sigurisht këtu luan prap një rol kyç punëdhënësi i cili duhet ti informojë punonjësit e tyre se HIV/AIDS nuk mund të transmetohet thjesht nga një kontakt i rastësishëm. Akomodimi i të infektuarve me HIV/AIDS duhet të jetë i arsyeshëm në mënyrë të tillë që të lejoj punonjësin të punojë në një ambient të tillë me rregulla fleksibël.

Udhëzues për tu konsideruar

• Adaptimi i një program informimi lidhur me transmetimin e HIV/AIDS në kompaninë dhe gjithashtu rregullat e kompanisë lidhur me të infektuarit me HIV/AIDS.
• Trajtimi i të infektuarit me HIV/ AIDS i njëjtë me atë të punonjësit të paaftë fizikisht.
• Lejimi i të infektuarit me HIV/AIDS të punojnë derisa ata të munden të performojnë dhe deri në momentin që performanca e tyre në punë nuk përbën rrezik për ta, për punonjësit e tjerë apo për klientët.
• Krijimi i kushteve akomodimi flexibël dhe pa orare te përcaktuara apo detyra të ngarkuara.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...