Sunday, October 25, 2020

Trajnimi “Shitjet për sukses” 25 Mars 2017

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

download7

 

DM-Consulting Services në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Shitjeve njofton organizimin e modulit të radhës “Shitjet për sukses”.

Trajnuesja është konsulente e pavarur. Përvojë mbi 22 vite në nivel drejtuese, menaxheriale dhe si trajneresi në sektorin e biznesit ashtu dhe në sektorin e zhvillimit me projekte kombëtare dhe ndërkombëtare,  Si drejtuese dhe trajnuese, sjell ekspertize kombëtare dhe ndërkombëtare në menaxhimin e burimeve njerëzore, ne procesin e ristrukturimit të kompanive publike dhe private, procese shitje dhe negocimi, procese te lehtësimit të ndryshimeve si individuale ashtu dhe në ekip apo kompani, trajnime me tema të ndryshme në aftësitë zhvilluese te individëve.

Kush mund te marri pjese

Në trajnim mund të marrin pjesë menaxhere shitjesh  të kompanive te distribucionit, te retail , bankave, kompanive farmaceutike, kompanive te turizmit dhe te udhëtimeve, si dhe specialistë të njësive te shërbimit te klientit, marketingut, etj . ne sektorë te ndryshëm

Qëllimi i trajnimit dhe Tematikat

Programi ynë i trajnimit (Shitje për Sukses) , është i dizenjuar për profesionistët e industrive të ndryshme që duan të bëjnë një kontribut të veçantë në rritjen e imazhit dhe rezultateve të kompanisë dhe një hap përpara në arritjen apo rritjen e rezultateve të objektivave të tyre personale në procesin e shitjes.

Tematikat që do të trajtohen gjate ditës përfshijnë

  1. Cili është procesi i shitjes? (elementet kyçe të procesit të shitjes)
  2. Rolet gjatë shitjes konsultative
  3. Si të përmirësojmë teknikat tona të komunikimit në procesin e shitjes
  4. Tetë Faktorët kritik për biseda të suksesshme shitje
  5. Cilët janë klientët tanë dhe çfarë roli luajnë ata
  6. Teknika të ndryshme shitje si ( Cilësitë e produktit kundrejt përfitimeve; Shitjet në bazë të nevojave ;  Matrica të shitjes së disa produkteve bashkë ( cross selling) ose të produkteve me vlerë më të madhe ( upselling); etj    ;
  7. Gjashtë teknika të mbylljes së procesit të shitjes

Metodologjia e Trajnimit

Seancat tona janë interaktive, të fokusuara në inkurajimin e diskutimeve, mendimeve dhe seanca pyetje – përgjigje për të ndihmuar pjesëmarrësit të nxjerrin sfidat kyçe të industrisë që ata i përkasin.  Për të përforcuar procesin e të mësuarit pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime dhe aktivitete interaktive grupi, aktivitete individuale, ushtrime në grup, dhe ligjërata . Çfarë e bën një person të mësojë efektivisht dhe në mënyrë të qëndrueshme është angazhimi gjatë një procesi., prandaj ne përpiqemi që pjesa teorike të jetë e mirë-ballancuar me pjesën aktive të pjesëmarrësve në procesin e trajnimit. .  Procesi synon të sigurojë që impakti i trajnimit të vërehet nga pjesëmarrësit menjëherë sapo ata të kthehen në  punë për të përmbushur pritshmëritë e kompanisë dhe objektivat e vendosur individualisht.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të  pajisën me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Të dhëna të tjera

  • Kohëzgjatja: 8 orë ( 10.00 – 18.00 )
  • Çmimi 9000 Lekë ( TVSH e pa përfshirë)
  • Data e Trajnimit 25 Mars 2017
  • Dita: E shtune
  • Vendodhja: Salla e Trajnimit “Hotel de Paris”Tiranë ( për tu saktësuar sapo të bëni konfirmimin përfundimtar)

Në pagesë janë të përfshira, dreka, dy pauzat kafe, certifikata e trajnimit dhe materialet e printuara

Për konfirmim

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë ju lutem na kontaktoni në adresën emailit:[email protected] duke na dërguar një email Konfirmim pjesëmarrjeje si dhe në numrat e tel. dhe 069 20 31 581/2/3

Ju lutemi në konfirmimin tuaj vini

Emrin/ Mbiemrin

Industrinë ( p.sh. banke, kompani shpërndarje produktesh, etj)

Pozicionin

Pagesa : Pagesa do te kryhet pranë zyrave tona DM Consulting deri te premten date 17 mars  2017 (orari zyrtar 09-18.00)

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...