SERIA E TRAJNIMEVE TE BURIMEVE NJEREZORE TE APLIKUARA

www.duapune.com rifillon trajnimet për vitin 2019 në fushën e Burimeve Njerëzore.
Në këto trajnime do mësoni rreth praktikave dhe procedurave të përdorura ne departamentet e Burimeve Njerëzore të ditëve të sotme. Trajnimet nënvijëzojnë proceset që profesionistët e BNJ ndërmarrin për të bërë të mundur që të kenë punonjësit e duhur në kohën e duhur me qëllim që kompania të jetë dhe produktive dhe me fitim.
Në modulet tona të trajnimeve shpjegohen me detaje rolet kryesore që Departamentet e BNJ luajnë në një kompani dhe sesi në një botë që ndryshon vazhdimisht dhe me ritëm të shpejtë, funksionet e BNJ janë çelësi i suksesit. Gjithashtu do mësoni mbi setin e aftësive të nevojshme për t’u ballafaquar me një sërë situatash në BNJ dhe sfidat që në ditët e sotme menaxhimi i burimeve njerëzore kalon.

AUDIENCA
Ftohen të marrin pjesë:

  • Punonjës të Burimeve Njerëzore me eksperiencë që duan të rifreskojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit.
  • Punonjës me eksperiencë në BNJ në një profil të caktuar që duan të zvillohen në të gjitha disiplinat e BNJ.
  • Asistente Administrative / Ekzekutive që planifikojnë të rriten në karrierë në fushën e BNJ dhe të zhvillohen më tej në karrierën e tyre.

ZHVILLIMI I TRAJNIMIT
Pas pjesëmarrjes në këto trajnime do jeni të aftë të praktikoni lehtësisht njohuritë e marra gjatë trajnimeve pasi dhe tematikat shtjellohen në mënyrë shumë praktike dhe të kuptueshme. Gjithashtu përgjatë trajnimeve do keni mundësi të bëni punë individuale por dhe në grup. Gjatë secilit trajnim perdoren teknikat më të përditësuara të prezantimit të informacionit dhe forma e shembuj konkrete të punës së përditshme të një departamenti BNJ. Sugjerohet që të merret pjesë në gjitha modulet për të njohur në tërësi fushën e BNJ dhe ndërlidhjen e moduleve specifike.

PROGRAMI
Kjo seri trajnimesh përbëhet nga 6 trajnime 1 ditore për tematikat si në vijim:

  • Parimet dhe roli strategjik i Burimeve Njerëzore
  • Marrëdhëniet e punësimit dhe kuadri i kontratës se punës
  • Zhvillimi i punonjesve dhe menaxhimi i potencialeve
  • Implementimi i sistemeve efektive të performancës
  • Impakti i kompensimit dhe benefiteve në kompani
  • Sfidat në rekrutimin dhe punësimin e punonjësve

Në përfundim të të gjitha tematikave, për pjesëmarrësit që marrin pjesë në të gjitha trajnimet, do ofrohet dhe një Seminar informues mbi tematikën: Sistemet informatike të BNj dhe benefitet e tyre.

TRAJNUESIT
Të gjithë trajnuesit e moduleve tona vijnë me një eksperiencë direkte shumë vjeçare si drejtues në fushën e burimeve njerëzore për kompani të mëdha e ndërkombëtare. Secili trajnim do ofrohet nga një Trajnues me experience direkte në BNJ dhe një Drejtues/e BNJ si i/e ftuar për të ndarë eksperiencat konkrete për fushën përkatëse.

KALENDARI I TRAJNIMEVE

Marrëdhëniet e Punësimit dhe Kuadri i Kontratës së Punës        datë 18/04/2019

Zhvillimi i punonjësve dhe Menaxhimi i Potencialeve                   datë 20/04/2019

Implementimi i Sistemeve efektive të Performancës                     datë 04/05/2019

Impakti i Kompensimit dhe Benefiteve në kompani                        datë 06/06/2019

Sfidat në Rekrutimin dhe Punësimin e punonjësve                          datë 13/06/2019

ADMINISTRIMI I TRAJNIMIT
Të gjithë trajnimet do zhvillohen në Sallën e Trajnimit të Hotel De Paris në Tiranë. Për secilin trajnim do ofrohen dy pushime kafeje dhe nje drekë për të gjithë pjesëmarrësit.

PAGESA
Pagesa e pjesëmarrjes në trajnim është 95 Euro. Për aplikantët që dëshirojnë të marrin pjesë në të gjitha trajnimet e Serisë së Trajnimeve të BNJ, do ofrohet 20% ulje në totalin e vlerës. Për tu regjistruar zgjidhni trajnimin përkatës në linkun https://blog.duapune.com/trajnime/.

KONTAKTE TE METEJSHME
Për më shumë informacione ose pyetje në lidhje me trajnimet ju lutem kontaktoni si më poshtë:
Telefon: 0692031582
e-mail: [email protected]