Sfidat në rekrutimin dhe punësimin e punonjësve

www.duapune.com rifillon trajnimet për vitin 2019 në fushën e Burimeve Njerëzore. Paketa konsiston ne 6 trajnime në fushën e BNJ. Në këto trajnime do mësoni rreth praktikave dhe procedurave të përdorura ne departamentet e Burimeve Njerëzore të ditëve të sotme.

AUDIENCA
Ftohen të marrin pjesë:

  • Punonjës të BNj me eksperiencë që duan të rifreskojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit.
  • Punonjës në BNJ në një profil të caktuar që duan të zvillohen në të gjitha disiplinat e BNJ.
  • Asistente Administrative / Ekzekutive që planifikojnë të zhvillohen më tej në karrierën e tyre.
  • Studentë të fushës së Menaxhimit dhe Burimeve Njerëzore

ZHVILLIMI I TRAJNIMIT
Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim do jeni të aftë të praktikoni lehtësisht njohuritë e marra gjatë trajnimit pasi dhe tematika shtjellohen në mënyrë shumë praktike dhe të kuptueshme. Gjatë trajnimit përdoren shembuj direkte nga puna e perditshme, jepen shembuj konkretë.

PROGRAMI
Tematikat kryesore që do ofrohen në trajnimin Sfidat në rekrutimin dhe punësimin e punonjësve janë si në vijim:

  • Planifikimi i nevojave të stafit
  • Cikli i Rekrutimit dhe Përzgjedhjes
  • Leximi dhe analizimi i CV
  • Burimet e Rekrutimit
  • Mënyrat e publikimit të njoftimeve
  • Tipet e Intervistave
  • Tipet e Testimeve
  • Rekrutimi i brendshëm/i jashtëm
  • Specifikat e pozicioneve të ndryshme
  • Dhënia e përgjigjeve për kandidatët
  • Gjetja e njerëzve të duhur
  • Rekrutimi i niveleve menaxheriale

BIO E TRAJNUESES
Eksperte në BNJ në organizata e misione të ndryshme ndërkombëtare. Që prej 9 vjetësh është përqëndruar në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke fituar përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare duke punuar si me biznese vendase, ndërkombëtare dhe me NGO. Prej gati disa vitesh si Menaxhere e Burimeve Njerëzore për një nga kompanitë prodhuese më të mëdhaja në Shqipëri si dhe trajnuese në BNJ në projekte të EU për SME-të.

KALENDARI I TRAJNIMEVE TE PLANIFIKUARA

Marrëdhëniet e Punësimit dhe Kuadri i Kontratës së Punës        datë 18/04/2019

Zhvillimi i punonjësve dhe Menaxhimi i Potencialeve                   datë 20/04/2019

Implementimi i Sistemeve efektive të Performancës                     datë 04/05/2019

Impakti i Kompensimit dhe Benefiteve në kompani                        datë 06/06/2019

Sfidat në Rekrutimin dhe Punësimin e punonjësve                          datë 13/06/2019

MATERIALE TRAJNIMI
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësve që marrin pjesë do ju dërgohen dhe shembuj dhe forma të ndryshme në lidhje me tematikën përkatëse. Gjithashtu gjithë pjesëmarrësit do pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje në përfundim të trajnimit.

ADMINISTRIMI I TRAJNIMIT
Të gjithë trajnimet do zhvillohen në Sallën e Trajnimit të Hotel De Paris në Tiranë. Për secilin trajnim do ofrohen dy pushime kafeje dhe nje drekë për të gjithë pjesëmarrësit.

PAGESA
Pagesa e pjesëmarrjes në trajnim është 95 Euro.
Për aplikantët që dëshirojnë të marrin pjesë në të gjitha trajnimet e Serisë së Trajnimeve të BNJ, do ofrohet 20% ulje në totalin e vlerës.

Afati i regjistrimit është data 15 Maj 2019.

KONTAKTE TE METEJSHME
Për më shumë informacione ose pyetje në lidhje me trajnimin ju lutem kontaktoni si më poshtë:
Telefon: 0692031582
e-mail: [email protected]

Për t’u regjistruar klikoni më poshtë: