Marrëdhëniet e punësimit dhe kuadri i kontratës së punës

www.duapune.com rifillon trajnimet për vitin 2019 në fushën e Burimeve Njerëzore. Paketa konsiston ne 6 trajnime në fushën e BNJ. Në këto trajnime do mësoni rreth praktikave dhe procedurave të përdorura ne departamentet e Burimeve Njerëzore të ditëve të sotme.

AUDIENCA
Ftohen të marrin pjesë:

  • Punonjës të BNj me eksperiencë që duan të rifreskojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit.
  • Punonjës në BNJ në një profil të caktuar që duan të zvillohen në të gjitha disiplinat e BNJ.
  • Asistente Administrative / Ekzekutive që planifikojnë të zhvillohen më tej në karrierën e tyre.
  • Studentë të fushës së Menaxhimit dhe Burimeve Njerëzore

ZHVILLIMI I TRAJNIMIT
Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim do jeni të aftë të praktikoni lehtësisht njohuritë e marra gjatë trajnimit pasi dhe tematika shtjellohen në mënyrë shumë praktike dhe të kuptueshme. Gjatë trajnimit përdoren shembuj direkte nga puna e perditshme, jepen shembuj konkretë.

PROGRAMI
Tematikat kryesore që do ofrohen në trajnimin Marrëdhëniet e punësimit dhe kuadri i kontratës së punës janë si në vijim:

  • Kodi i Punës Shqiptar
  • Ndryshimet e fundit
  • Tipet e kontratave
  • Kontratat me kohë të pjesshme dhe të plotë
  • Marrëdhëniet e punësimit
  • Informacion i nevojshëm në një kontratë punësimi
  • Mbrojtja e të dhënave
  • Shëndeti dhe Siguria në punë
  • Mbarimi i marrëdhënieve, Dorëheqja dhe Kontrata e mirëkuptimit
  • Sindikatat dhe të drejtat e tyre
  • Diskriminimi i punonjësve
  • Mbrojtja e grave gjatë shtatëzanisë dhe lejes se lindjes
  • E drejta e pagës, bonusit dhe komisioneve

BIO E TRAJNUESES

Eksperte në fushën Ligjore dhe Legjislative me fokus të veçantë në çështjet e punësimit dhe Kodit të punës. Trajnuesja ka eksperiencë dhe përfshirje direkte në programe dhe organizata ndërkombëtare si USAID, EU dhe UN në ofrim ekspertize dhe konsulence ligjore dhe njohuri dhe eksperiencë në rishikimin e legjislacionit shqiptar bazuar në direktivat dhe politikat e komisionit Europian.

KALENDARI I TRAJNIMEVE TE PLANIFIKUARA

Marrëdhëniet e Punësimit dhe Kuadri i Kontratës së Punës        datë 18/04/2019

Zhvillimi i punonjësve dhe Menaxhimi i Potencialeve                   datë 20/04/2019

Implementimi i Sistemeve efektive të Performancës                     datë 04/05/2019

Impakti i Kompensimit dhe Benefiteve në kompani                        datë 06/06/2019

Sfidat në Rekrutimin dhe Punësimin e punonjësve                          datë 13/06/2019

MATERIALE TRAJNIMI
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësve që marrin pjesë do ju dërgohen dhe shembuj dhe forma të ndryshme në lidhje me tematikën përkatëse. Gjithashtu gjithë pjesëmarrësit do pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje në përfundim të trajnimit.

ADMINISTRIMI I TRAJNIMIT
Të gjithë trajnimet do zhvillohen në Sallën e Trajnimit të Hotel De Paris në Tiranë. Për secilin trajnim do ofrohen dy pushime kafeje dhe nje drekë për të gjithë pjesëmarrësit.

PAGESA
Pagesa e pjesëmarrjes në trajnim është 95 Euro.
Për aplikantët që dëshirojnë të marrin pjesë në të gjitha trajnimet e Serisë së Trajnimeve të BNJ, do ofrohet 20% ulje në totalin e vlerës.

Afati i regjistrimit është data 10 Prill 2019.

KONTAKTE TE METEJSHME
Për më shumë informacione ose pyetje në lidhje me trajnimin ju lutem kontaktoni si më poshtë:
Telefon: 0692031582
e-mail: [email protected]

Për t’u regjistruar klikoni më poshtë: