Tuesday, December 1, 2020

Tipet e ndryshme të intervistave të punës (pjesa 1)

Duhen lexuar

40 pune te lira ne Ndertim Arkitekture dhe Industri e Rende

Java e re ne duapune.com ka nisur me nje kerkese te larte punesimi ne kategorine e Ndertimit dhe Industrise se Rende. 28...

4 pozicione te lira pune ne Ekipin “Devs” te SFC

SFC, nje kompani e themeluar ne shkurt, me rreth 40 punonjes, bashkepunon me kompani amerikane dhe ofron kryesisht...

“Java Kuq e Zi” ne duapune.com

duapune.com, partneri juaj i duhur ne gjetjen e punonjesve te kualifikuar, ne kuader te festave kombetare vjen me nje oferte te veçante.

Mundesi internshipi per 5 te rinj ne kompani te njohura mediatike. Nga UNICEF & ICTSlab

UNICEF Shqipëri në bashkëpunim me qendrën laboratorike multifunksionale ICTSlab organizuan në datat 20-21-22 Nëntor aktivitetin social-rinor PONDER në kuadër të projektit ‘Transformimi...

interview231Kompanitë tashmë përdorin mënyra të ndryshme intervistimi dhe shpeshherë kandidatët mund të gjenden të ç’orientuar para seleksionuesit. Më poshtë kemi listuar shembujt e disa intervistave të mundshme së bashku me këshillat si të përballohen secila nga situatat.

Intervista e parë
Kjo është në përgjithësi një “intervistë njohëse” dhe objektivi i saj është një pre-seleksionimi i kandidatëve. Intervistuesi mundohet të kuptojë se çfarë tipi jeni duke bërë përgjithësisht pyetje mbi edukimin tuaj, trajnimet dhe eksperiencat. Tashmë edhe në Shqipëri, këto lloj intervistash zhvillohen kryesisht nga zyrat e rekrutimit, të cilat arrijnë të lidhin kandidatët dhe kompanitë në mënyë të shpejtë dhe efikase.

Intervista e dytë
Nëse kontaktoheni përsëri pas intervistës së parë, kjo është një shenjë pozitive, por në fazat e mëtejshme duhet gjithsesi të tregoni gjithë vlerat tuaja. Duhet të keni parasysh se në këtë fazë aftësitë tuaja do të ekzaminohen imtësisht. Nëse intervista e parë është bërë pranë një zyre rekrutimi, me siguri e dyta do të zhvillohet me personelin e BNJ të kompanisë dhe në disa raste, edhe me përgjegjësin e zyrës ku do të punoni. Përgatituni për pyetje mbi pritshmëritë tuaja, mbi pagën dhe ngarkesën e punës.

Intervista e tretë
Jo të gjitha kompanitë kanë nevojë për një intervistë të tretë, gjithçka varet nga pozicioni ku po aplikoni. Sa më i veçantë dhe i strukturuar të jetë profili, aq më të shumta janë dhe fazat e seleksionimit me të cilat duhet të përballeni. Zakonisht, intervista e tretë është ajo përfundimtarja dhe në të marrin pjesë fare pak kandidatë. Në këtë fazë të fundit do t’ju duhet të flisni me manaxherin dhe do të vlerësohet potenciali juaj, duke patur parasysh edhe karakteristika të tjera, edhe jo të lidhura ngushtë me atë lloj pune.

Intervista nëpërmjet telefonit
Disa kompani zhvillojnë intervistat e para nëpërmjet telefonit. Në këtë rast, është shumë e rëndësishme që të gjendeni të përgatitur. Fillimisht sigurohuni të jeni në një vend të qetë ku nuk do t’ju shqetësojnë, mbani shënime lidhur me vendin e punës dhe mbani përpara CV-në tuaj. Kësaj interviste i duhet dhënë e njëjta rëndësi që i jepet një interviste të drejtpërdrejtë. Intervista telefonike mund të jetë një mundësi e mirë për të lënë një ndjesi pozitive tek intervistuesi.

Tipe të tjera intervistash
Ekzistojnë dhe teknika të tjera seleksionimi, por edhe ato kanë të njëjtin objektiv: të vlerësojnë reagimet dhe përgjigjet tuaja në situata të ndryshmë, të kuptojnë mënyrën tuaj të të menduarit dhe si arrini të menaxhoni situatat e ndryshme bashkë me persona të tjerë.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
Previous article1.2 Interesat
Next article1.3 Vlerat
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

40 pune te lira ne Ndertim Arkitekture dhe Industri e Rende

Java e re ne duapune.com ka nisur me nje kerkese te larte punesimi ne kategorine e Ndertimit dhe Industrise se Rende. 28...

4 pozicione te lira pune ne Ekipin “Devs” te SFC

SFC, nje kompani e themeluar ne shkurt, me rreth 40 punonjes, bashkepunon me kompani amerikane dhe ofron kryesisht...

“Java Kuq e Zi” ne duapune.com

duapune.com, partneri juaj i duhur ne gjetjen e punonjesve te kualifikuar, ne kuader te festave kombetare vjen me nje oferte te veçante.

Mundesi internshipi per 5 te rinj ne kompani te njohura mediatike. Nga UNICEF & ICTSlab

UNICEF Shqipëri në bashkëpunim me qendrën laboratorike multifunksionale ICTSlab organizuan në datat 20-21-22 Nëntor aktivitetin social-rinor PONDER në kuadër të projektit ‘Transformimi...

Cila ishte pagesa juaj e meparshme?

A e dini se? Në disa shtete në ShBA është e ndaluar që punëmarrësi t'ju pyesë ju për historinë...