Monday, January 18, 2021

Ti mund të jesh zbuluesi i rradhës i Messit ose i Ronaldos!

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

10

Je një fans i zjarrtë i futbollit? E sigurt që ti ke luajtur një herë në jetën tënde FIFA 19 ose ke qenë talenti i lagjes tënde. Nëse do të të thonin se ti mund të bashkosh pasionin tënd për futbollin me jetën tënde profesionale, do ta besoje?

Ne kemi menduar t’ju “iluminojmë” me pesë pozicione të mundshme pune që ti mund të kesh në ditët e sotme në industrinë e futbollit. 

  • Jeton për futbollin?! 😀 Ndjek të gjitha ndeshjet e mundshme për të parë nga afër lojtarët e tu të preferuar?! Imagjino t’i bësh të gjitha këto falas dhe madje të të paguajnë për këtë gjë! Këtë bën një gazetar futbolli ^-^

Për të sjellë lajmin më të fundit ty do të duhet shpesh të shohësh “Live” ndeshjet më të rëndësishme ndërkombëtare, pa pagesë dhe në luksin e hapësirës së gazetarëve. E ke parasysh vetë për çfarë e kemi fjalën. Kjo është puna ideale për ty që urren të humbësh ndeshjen për arsye pune apo për çfarëdo lloj arsyeje tjetër.

  •  Trajner Futbolli

Miliona fëmijë në gjithë botën luajnë futboll çdo fundjavë për skuadrat lokale apo për kompeticionet profesionale të klubeve të ndryshme, siç ndodh edhe në Shqipëri. Ajo që është e padiskutueshme është nevoja për trajnerë. Të punosh si trajner futbolli në ditët e sotme do të thotë të kesh një punë që ndër të tjera të jep dhe shumë kënaqësi. Ti mund të punosh me mosha të vogla, moshat e reja dhe pse jo mund të arrish të trajnosh klubet e mëdha kombëtare. Edhe nëse dikur ke aspiruar të ishe një futbollist profesionist dhe nuk ia ke dalë, ti mund të bëhesh pjesë sot e klubeve të futbollit në mënyra të ndryshme.

Mendo, ti mund të jesh zbuluesi i rradhës i Messit apo Ronaldos.

  • Arbitër

Gjyqtarët në përgjithësi kanë një rol jo shumë të vlerësuar – ata zakonisht vihen re vetëm për gabimet e tyre. E me gjithatë puna e një arbitri paguhet mirë. Arbitrat duhet të jenë atlet, duhet të reagojnë  shpejt dhe të marrin vendime në një sekondë pa patur mundësinë e një rishfaqjeje të rastit dhe duhet të jenë të përgatitur për të marrë “kritikat” e mijëra Tifozëve.

Tani që po e mendojmë edhe ne nuk qenka dhe aq e thjeshtë.

Ju mund ta gjeni veten gjithashtu të punësuar si:

  • Menaxher i përgjithshëm
  • Specialist Marketingu
  • Fizioterapist
  • Mirëmbajtës

SUKSESE! 😉

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...