Tuesday, January 26, 2021

Thënie frymëzuese për sapo të diplomuarit

Duhen lexuar

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Gjatë kohës që simagestudentët e sapo diplomuar hynë në tregun e punës, ata duhen të mësohen me disa dukuri. Edhe pse e keni mbaruar shkollën, kjo nuk do të thotë se do të rreshtni së mësuari. Mbani mënd atë çfarë keni mësuar, dhe aplikojeni në kontekstin profesional.

“Mendja e urtë ka ende diçka për të mësuar” – George Santayana
Pasi përfundoni universitetin, keni ende shumë për të mësuar rreth punës. Përpiquni të krijoni aftësi të reja, dhe të krijoni karakterin tuaj në kontekstin e punës.

“Nëse faktet nuk i përputhen teorisë, ndrysho faktet”- Albert Einstein
Gjatë kërkimit për punësim, ju do të hasni shumë vështirësi. Vazhdoni të aplikoni, pavarësisht atyre që dëgjoni apo nëse demotivoheni.

“Të gjitha ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse do të kesh guximin për ti ndjekur ato” – Walt Disney
Gjithçka ju duhet të bëni është të besoni në aftësitë tuaja. Nëse filloni dhe besoni se mund të arrini majat, asgjë nuk ka për t`ju ndalur.

“Nëse shansi nuk troket, ndërto një derë”- Milton Berle
Do të ketë raste kur rekrutuesit do t`ju refuzojnë. Pavarësisht ksaj, ju duhet të vazhdoni të keni besim, të jeni pozitiv dhe entuziastë.

“Punën e sotme, mos e ler për nesër” – Populli
Në vend që ta shtyni kërkimin e punës për ditët në vijim, vazhdoni përpiquni çdo ditë. Kërkoni për punë në të gjitha mënyrat e mundshme, dhe aplikoni për çdo gjë që ju duket e përshtatshme.

“Mëndjet e mëdha diskutojnë ide. Mëndjet e mesme diskutojnë ngjarje. Mëndjet e vogla diskutojnë për njerëz” – Eleanor Roosevelt
Nëse punoni në një zyrë, përpiquni ti shmangeni thashethemeve. Tregoni kreativitetin dhe entuziazmin tuaj nëpërmjet ideve të reja, risive dhe koncepteve.

“Mos e gjykoni çdo ditë nga të korrat që ju vilni, po nga fara që mbillni” Robert Louis Stevenson
Përpiquni të fokusoheni në punën pozitive, sesa në problemet që mund t`ju dalin rrugës. Negativiteti është ngjitës, kështu që rrethojeni veten nga njerëz pozitiv.

“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që ke imagjinuar”-Henry David Thoreau
Progresi në karrierë është i mundur vetëm për ata që kanë ambicie, dhe kanë shtysë për të arritur një qëllim. I vendosni vetes disa objektiva dhe përpiquni ti realizoni ato brenda një afati të caktuar kohor.

“Për vendet që ja vlen të shkosh, nuk ka rrugë të shkurtra” – Beverly Sills
Nëse suksesi do të ishte aq i lehtë, atëhere të gjithë do të kishin mundësi ta arrinin atë. Nuk ka rrugë të shkurtra, vetëm punë, lodhje, vendosmëri.

“Sukses do të thotë të jesh i aftë të kalosh nga një dështim në tjetrin, pa humbur entuziazmin” – Winston Churchill
Mos lejo që negativiteti dhe demotivimi të shkatërrojnë planet për karrierën tuaj. Përpiquni të jeni pozitiv dhe  të mësoni nga eksperiencat jo të mira.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...