Monday, October 19, 2020

Të fitoni vendin e punës duke bërë një intervistë të shkëlqyer

Duhen lexuar

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

candidate 30004 2013 08 02 16 37 13Nëse jeni të sapo diplomuar që do i bashkoheni mijëra punëkërkuesve të tjerë për luftën në fushën e punës, duhet të jeni të paralajmëruar që kjo gjë mund të bëhet kaotike. Me të sapo diplomuar qe janë prekur nga kriza globale financiare, antagonizmi për të qënë i suksesshëm është bërë shumë i egër.

Pra si mund të fitoni punën që ju vërtet doni në një treg konkurrues?

Ndiqni këshillat më poshtë që të mësoni më shumë…

Bëni një kërkim
Mësoni çdo gjë të mundshme për kompaninë: konkurrentët, përfitimet e tyre vjetore, rolin e tyre aktual nëtreg,të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Përfitoni një ndjesi integruese për kompaninë dhe mundohuni të gjeni ekzaktësisht se kush do ju intervistojë.

Roli juaj
Praktikohuni me një shok që ka eksperiencë (të suksesshme) në intervistat për punë. Ka disa faqe nëinternet që listojnë pyetjet që përdoren më shpesh dhe pyetjet që nuk përdoren dhe aq shpesh nga intervistuesit. Shikoni një liste dhe filloni të praktikoheni.

Praktikoni shtrëngimin e duarve
Duket qesharake? 95% e rekrutuesve bazojnë opinionin e tyre të parë për kandidatin nga shtrëngimi i duarve.Sigurohuni që shtrëngimi të jetë i sigurt, konfident por jo i forte.Një shtrëngim duarsh i dobët është i barabartë me një kandidat të dobët–një karakteristik që nuk do donit të perceptoheshit si i tillë.

Mësoni kulturën e kompanisë
Mësoni sa më shumë për kulturën e kompanisë. Eshtë vendi i punës shumë zyrtar, dhe konservator?Nëse po, vishuni sipas vendit. Do merrni pjesë në një intervistë ku kultura e kompanisë është ndryshe nga e juaja? Nëse po, mësoni për kulturen e kompanisë para se të merrni pjesë në intervistë.

Shikoni pjesën tuaj
Nga momenti që dilni nga makina ose po i afroheni ndërtesës së kompanisë, ka shumë gjasa që të jeni duke u vëzhguar nga intervistuesit. Sigurohuni që veshja juaj të jetësa më e rehatshme dhe e lirshme të jetë e mundur, pasi nuk do donit t`ju shikonin duke rregulluar veshjen tuaj dhe duke u marrë më një nervozizëm të panevojshëm. Në momentin që i plotësoni hapat më lart, ju do jeni të gatshëm të konstatoni llojin e veshjes që ju pritet që të vishni në intervistën tuaj.

Të jeni në kohë
Luani me saktësi. Nëse jeni shumë herët do dukeni shumë i etur për punën, nëse jeni shumë vonë e keni humbur vendin e punës. Shkoni herët, por jo shumë herët 10 – 15 minuta përpara është një afat i pritshëm dhe i pranueshëm.

Përgatisni pyetje
GJITHMONË duhet të keni një grup pyetjesh të përgatitura për momentin ”Keni ndonjë pyetje?” në fund të intervistës. Mos bëni pyetje për rrogën, shpërblimet dhe pushimet vjetore. Në vend të kësaj, zgjidhni të bëni pyetje që tregojnë interesin tuaj të sinqertë për rolin e punës, si për mundësitë e rritjes në karrierë dhe avantazhet e vendit të punës.

Çojeni deri në fund
Intervistën perfundojeni gjithmonë me një letër falendërimi.Përdorni letër profesionale dhe të cilesisë së lartë duke shënuar një mesazh të thjeshtë për të shprehur mirënjohjen tuaj ndaj intervistuesit per kohën që të dhuruan. Shënoni që do prisni me padurim që të merrni përgjigje nga kompania.

Suksese!

- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

Grafiku i çuditshem i “rritjes” se pages minimale ne Shqiperi

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.  Qeveria ka në...