Saturday, January 16, 2021

Të biem në sy gjatë një interviste pune të shkëlqyer

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

interview21.     Bëhuni i këndshëm. Të bësh një përshtypje të mirë në fillim dhe të themelosh një lidhje reale është gjithçka. Buzëqesh, realizo kontaktin me sy, bëhu entuziast. Ji vetvetja, por versioni më i mirë i vetes tënde. Të gjithë duam të punojmë me njerëz që i pëlqejmë dhe na pëlqejnë.
2.     Asnjëherë mos fillo intervistën duke thënë që ti e do punën. Pse? Sepse ti akoma nuk e di, angazhimi fallco është mirë kundrejt fallcos.
3.     Bëj pyetje rreth punës, që realisht të interesojnë. Përqëndrohu duke u siguruar që puna është e përshtatshme: me kë mendon të punosh, kujt do i raportosh, përgjegjësitë etj. Intervistat duhet të jenë me dy rrugë, intervistuesit reagojnë pozitivisht kundrejt njerëzve që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur. Plus që nuk ka mënyrë tjetër për ta marë vesh që ti e do punën. Mos ki frikë të bësh pyetje të ndryshme.
4.     Një e vërtetë e hidhur e intervistuesit është që nuk mbajnë mend një informacion të madh rreth jush, sidomos nëse kanë intervistuar një numër të konsiderueshëm kandidatësh për të njëjtin pozicion. Më pas mund t’ju identifikojnë si: “Vajza me çantë Louis Vuitton” ose “Zonjusha që u soll ashpër”,ose “Djali që u rrit në plazhin e Vlorës”. Ndonjëherë mund të identifikoheni nga gjërat që keni fiksim,përdorni avantazhet tuaja.  Fiksimi juaj mund të jetë të veshurit,ose një interes i jashtëm, ose një fakt i pazakontë për karrierën tuaj.
5.     Të dini se çfarë mund të ofroni menjëherë. Kërkimi i kompanisë është një e dhënë, shkoni pak më larg dhe gjeni një mënyrë që mund kontribuoni në një fushë të caktuar. Nëse keni një aftësi specifike,tregojeni menjëherë. Por mos thoni: “ Do të doja shumë të isha në krye të riorganizimit të tregut të medias sociale”.  E para është mjaft mendjemadhësi nga ana juaj, dhe e dyta dikush tjetër mund të jetë në atë detyrë. Në vend të kësaj, krahasoni detajet e lidhura me aftësitë tuaja dhe thoni që do të donit shumë të punonit me grupin.
6.     Pyesni për punën duke u bazuar në fakte. Në fund të intervistës duhet të keni një humor të mirë nëse e doni punën. Nëse keni nevojë për më shumë informacion, pyesni. Përqëndrohuni në aspektet specifike të punës. Shpjegoni që punoni më mirë me grupe, shkëlqeni në role pa mbikqyrje,ose që iu pëlqejnë udhëtimet e shpeshta. Pyesni për punën dhe përdorni fakte për të provuar që e doni dhe e meritoni atë.
7.     Përforconi një lidhje duke e çuar deri në fund. Emailet janë shumë mirë, shënimet e shkruara me dorë janë më mirë. Sa më e mirë, intervista, aq më e lehtë do të jetë për të menduar mënyrat që mund të ndiqen për ta realizuar. Dhe sigurohumi për të thënë faleminderit, kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e mirënjohjes.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...