Saturday, October 31, 2020

Strategjitë më të suksesshme për të kërkuar punë në 2015

Duhen lexuar

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

StrategjiteJu keni shkruar tashmë një Cv, një letër motivimi, ndoshta  keni edhe një profil në Linkedin. Pra ju jeni gati të gjeni gjeni një punë të re. Sa i vështirë mund të jetë kërkimi i një pune të re?

Do të jetë më e lehtë nëse ju do të zbatoni këto 7 strategji që janë konsideruar si më të suksesshmet për kërkimin e një pune, duke iu referuar ekspertëve të konsultimit të karrierës.

1.    Përshtateni komunikimin tuaj drejtuar një punëdhënësi me sa më shumë specifikime dhe karakteristika

Nëse flasim për një Cv, kjo strategji nuk do të thotë që Cv-ja duhet të ndryshohet vazhdimisht, mjafton ta përpunoni atë në mënyrën e duhur, që do të thotë të shkruani saktë se kujt i drejtohet  ajo dhe gjithashtu të përshkruani veten  në mënyrë të qartë sepse jo çdo eksperiencë e juaja përshtatet me çdo pozicion pune ku ju aplikoni.
Ndërkohë që një letër motivimi duhet të përmbajë emrin e manaxherit të burimeve njerëzore dhe gjithashtu duhet të përmbajë ato kërkesa apo kualifikime që punëdhënësi në fjalë kërkon.

2.    Mësoni si t’i përshtasni aftësitë tuaja me mundësitë e punës suaj të dëshiruar

Ju duhet të jeni të aftë të përktheni aftësitë tuaja me pozicionin e ri. Pra duhet të theksoni kompetencat tuaja që përputhen pikërisht me ato që një punëdhënës kërkon. Një aplikues duhet të tregojë qartë që mund ta bëjë atë punë, në të kundërt punëdhënësi nuk mund ta dijë se ju keni aftësitë e duhura apo ndoshta dhe eksperiencë për ta bërë atë punë.

3.    Qëndroni të hapur ndaj strategjive të reja për kërkimin e punës

Nëse jeni në kërkim të punës, ju sigurisht që duhet të informoheni me lajmërimet e fundit në lidhje me punë të ndryshme. Ndoshta mund të punoni me një këshillues karriere, ose të mësoni më shumë nga mediat sociale. Gjithashtu duhet të zgjeroni sa më shumë rrjetin tuaj të njohjeve dhe të ‘reklamoni’ veten tuaj tek këta njerëz.

4.    Zhvilloni një profil gjithëpërfshirës në mediat sociale që të përmbajë fjalë kyçe

Sot, gjithmonë e më shumë punëdhënësit i referohen fillimisht teknologjisë dhe më pas lidhjes direkte me njerëzit. Rekrutuesit përdorin pofilet në Linkedin për të kërkuar për kandidatë të mundshëm për punën e tyre, kështu që ju duhet të jeni të përfshirë në kërkimet në Linkedin. Këtë mund ta realizoni duke vendosur në profilet tuaja sa më shumë fjalë që përdoren shumë shpesh gjatë kërkimit.

5.    Realizoni sa  më shumë lidhje direkte dhe takime informuese që mundeni

Sipas këtij studimi, më shumë se 80% e punëve të reja gjenden në të quajturat “tregje të fshehura të punës”, të cilat nuk mund t’i gjeni as në website të ndryshme dhe as në vende të tjera ku ka lajmërime për punë. Për këtë arsye, takimi direkt me njerëz mund të jetë efektiv. Ju merrni informacion të brendshëm dhe nëse këta njerëz ju pëlqejnë, ata mund t’ju ndihmojnë të gjeni punë.

6.    Zgjidhni ato punë për të cilat ju keni të paktën 75% të kualifikimeve të kërkuara

Nëse ju insistoni të gjeni punë për të cilat keni 100% të aftësive apo kualifikimeve që kërkohen, jeni duke humbur kohën tuaj. Zakonisht një person i tillë nuk ekziston.  Por nëse keni të paktën 75% të atyre karakteristikave, duhet të aplikoni patjetër në atë pozicion.

7.    Eksploroni edhe për punët e përkohshme apo marrëveshjet për punë të pavarura

Pozicionet e përkohshme apo intershipet e ndryshme zakonisht kthehen në punë me kohë të plotë. Gjithashtu punët e pavarura mund të sjellin fitime më shumë se një punë normale me kohë të plotë.

Këto taktika mund t’ju ndihmojnë që të diferencoheni nga të tjerët. Modifikimi i Cv-së, i letrës së motivimit, përshtatja e eksperiencave të mëparshme me pozicionet e reja, krijimi i një profili të mirë në mediat sociale, kërkimi për punë të pavaruara apo të përkohshme si dhe reklamimi i vetes tuaj për të treguar që jeni shumë i mirë  për atë pozicion do t’jua bëjë më të lehtë kërkimin e një pune.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...