Saturday, September 18, 2021

Strategji të ndryshme për kërkimin e një pune gjatë verës.

Duhen lexuar

10 kompanite qe po rekrutojne

Cilat jane 10 Kompanite e renditura ne krye te duapune.com per nga numri i vendeve te lira te punes qe ato ofrojne:

Humor!

Humori i te shtunes. #saturday #duapune #humor #njoftim #njoftimepune #njoftimpune #gjejpune #pune #shqiperi...

Akrepi

Akrepi- Horoskopi Ai person i cili di çdo gjë për secilin koleg në zyrë. Në punë është autoritar...

Peshorja

Horoskopi - Peshorja ne pune! Peshorja është shenja më e shoqërueshme në punë. Asaj...

Kërkimi i punës gjatë verës mund të jetë paksa i vështirë. Nuk duhet harruar që gjatë periudhës së verës rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit do të marrin pushimet e tyre. Ekspertët e kërkimit të punës ofruan mendimet e tyre në intervista të ndryshme rreth asaj që duhet të përqendrohen punëkërkuesit gjatë muajve të ardhshëm. Ata sugjerojnë që:

  • Të vazhdoni me kërkimin tuaj që të mos humbisni pozicionet e reja të punës.
  • Rivlerësoni strategjinë tuaj të kërkimit të punës.

Kjo verë është padyshim ndryshe nga të tjerat, ne akoma po përpiqemi të kthehemi te “normalja e re”. Si shoqëri është e rëndësishme të kujtojmë se të gjithë kemi nevojë për të rimbushur energjitë tona dhe kërkimi i një pune mund të jetë një miksim emocionesh. Është vendimtare që punëkërkuesit të mbrojnë energjinë e tyre duke ditur që gjatë muajve të verës procesi i punësimit mund të zgjasi pak më shumë.

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla për punëkërkuesit gjatë periudhës së verës:

  1. Jini përzgjedhës për vendet e punës që aplikoni, sigurohuni që ta përshtatni kërkesën tuaj për secilin rol dhe filloni të krijoni lidhje me njerëzit në ato kompani që ju interesojnë.
  2. Mos kini frikë ta ndiqni punën që dëshironi, pasi rekrutuesit marrin pushimet e tyre gjatë verës dhe mund të marrin pak më shumë kohë se zakonisht për tu përgjigjur (nuk bëheni i bezdisur nëse i shkruani ose telefononi për ti kujtuar për CV tuaj).
  3. Përdoreni këtë kohë për të zhvilluar aftësi të reja për ti shtuar në CV-në tuaj, nëse është e mundur dhe ndërkohë mund të ndiqni kurse që mund tju ndihmojnë si nga ana profesionale dhe nga ajo personale.
  4. Ndërtoni një rrjet më të forte njohjesh, duke filluar me njerëzit që tashmë i njihni dhe kërkojini që që t’ju prezantojnë me të tjerë duke e rritur kështu numrin e njohjeve që keni duke rritur mundësitë tuaja.
  5. Merrni kohë për të reflektuar në atë që është e rëndësishme për ju dhe çfarë dëshironi në karrierën tuaj afatgjatë. Pse është e rëndësishme kjo punë për ju?
  6. Jini të duruar me veten tuaj dhe qëndroni pozitiv.
“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

10 kompanite qe po rekrutojne

Cilat jane 10 Kompanite e renditura ne krye te duapune.com per nga numri i vendeve te lira te punes qe ato ofrojne:

Humor!

Humori i te shtunes. #saturday #duapune #humor #njoftim #njoftimepune #njoftimpune #gjejpune #pune #shqiperi...

Akrepi

Akrepi- Horoskopi Ai person i cili di çdo gjë për secilin koleg në zyrë. Në punë është autoritar...

Peshorja

Horoskopi - Peshorja ne pune! Peshorja është shenja më e shoqërueshme në punë. Asaj...

5 kategorite e javes

Njihuni me 5 kategorite me ne krye, sa i perket numrit te vendeve te lira te punes qe ofrohen: