Sjelljet negative në intervistë pune janë p.sh loja me flokët apo dhe serioziteti i tepërt. Këto lloj sjelljesh tregojnë se kandidati është i shpërqëndruar, shpjegon Rosemary Haefner, zëvendës presidente e Burimeve Njerëzore në CareerBauilder. Sipas saj fakt i rëndësishëm është që kandidati të përcjellë siguri, të shpjegojë mesazhin e vet dhe të shmangë sjelljet që tregojnë nervozizëm. Një tjetër sjellje e papërshtaëshme është mungesa e kontaktit me sy gjatë intervistës, shpesh kandidatët e shfaqin këtë gjë përshkak të mospërqëndrimit. Sipas një studimi të kryer, rezultoi se 67 përqind e menaxherëve që kanë intervistuar kandidatë, janë shprehur se mungesa e buzëqeshjes, prekja e shpeshtë e fytyrës dhe rregullimi i shpeshtë i letrave që kandidatët kanë para gjatë intervistës, janë element që tregojnë ankthin e tyre.
Sjelljet negative në intervista pune

“Miku juaj per pune dhe karriere” – duapune.com