Saturday, January 16, 2021

Sjelljet më të bezdisshme në punë

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

foto 6Thuhet që Steve Jobs ecte zbathur, bënte dush vetëm njëherë në javë dhe shumë rrallë lante rrobat e tij. Ai ndiqte një regjim ushqimi të tillë që e bënte të mbante erë, qante në publik kur nuk merrte atë që dëshironte, tallte shokët dhe punonjësit me përçmim. Mirëpo siç e dimë ai u bë një milioner dhe emër i njohur dhe i nderuar. Sidoqoftë sjelljet në rininë e tij do bënin që ai të pushohej gjithmonë nga puna ose mos të punësohej asnjëherë.

Nga një studim i bërë me 5000 punonjës është arritur në rezultatin që punonjësit është mirë t‘i lënë zakonet e tyre personale të këqija jashtë punës. Studimi nxorri në pah këto sjellje të bezdishme në punë të renditura nga ato më shumë të bezdishmë te ato më pak të bezdisshme.

  1. Era e ushqimeve të caktuara – Erëzat, hudhrat dhe gatimet e peshkut mbeten në ajrin e ambientit dhe mund të kalojnë dhe tek rrobat.
  2. Higjiena personale – Mos larja e duarve, prerja e thonjve gjatë kohës që je në punë dhe shfryrja e hundëve janë thjesht të papranueshme.
  3. Lënia e tavolinës së punës rrëmujë – Letra të paorganizuara, filxhane kafeje dhe pjata ushqimi të papastra. Nuk mund të pretendoni që ato do të pastrohen vetë kështu që merrni përsipër përgjegjësitë tuaja.
  4. Marrja e gjërave të të tjerëve pa leje – Ju mungon një stilolaps, kapësja e letrave apo materiale të tjera? Përpara se tua merrni kolegëve tuaj, i pyesni ato përpara dhe mos i merrni pa leje.
  5. Sjellja e fëmijëve të vegjël në zyrë – Askush nuk i dëshiron shpërqëndrimet në punë sidomos nëse bëhet fjalë për bebe që qajnë.
  6. Thashethemet – Një thashethemexhi konsiderohet një person i vështirë dhe që nuk preferohet nga askush prandaj mos u bëj i tillë.
  7. Emailet e panevojshme – Mendohuni dy herë kur dërgoni email për të gjithë zyrën. Kur ta bëni një gjë të tillë mundohuni që informacioni që jepni të jetë i dobishëm.
  8. Mos marrja e përgjegjësive përsipër – Mundohuni të realizoni të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që u janë ngarkuar. Askush nuk i ka qejf dembelët.
  9. Sharjet dhe mallkimet – Jemi dakort për faktin që ndonjëherë na humbet durimi dhe mund të lëshojmë ndonjë pasthirrmë për të shprehur pakënaqësinë, por përdorimi i vazhdueshëm i sharjeve dhe mallkimeve për çdo situatë, ndikon negativisht në gjendjen psikologjike të punonjësve të tjerë në po të njëjtën zyrë.
  10. E folura me zë të lartë në telefon – Përpiquni të kryeni telefonatat tuaja pa penguar të tjerët në punën e tyre.
“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...