Tuesday, May 18, 2021

Si t’i përgjigjeni pyetjes në intervistë: Ku e shikoni veten pas pesë vjetësh?

Duhen lexuar

5 industrite me te mira per fillimin e nje biznesi ne 2021

Në periudhat e ndryshimeve dramatike, sipërmarrja lulëzon. Kur pandemia Covid-19 ndryshoi kaq shumë aspekte të jetës sonë, ajo gjithashtu përshpejtoi rritjen e...

Po ti mund te punosh jashte vendit. Keto jane 5 shtetet.

Nese jeni duke menduar per nje ekperience pune jashte vendit, ju themi se kjo eshte e mundur. Ne portalin e punesimit duapune.com...

Çfare ju prish imazhin dhe poziten tuaj ne pune?

Shumica e profesionistëve interesohen se çfarë mendojnë për ta kolegët dhe eprorete tyre. Kjo sepse mënyra se si njerëzit ju perceptojnë shpesh...

Ku e shikoni veten pas pesë vjetëshGjatë intervistës kjo pyetje mund të duket e çuditshme dhe mund  t`ju zërë në befasi. Por pyetja “Ku e shikoni vetën në pesë vjet” ose “Cilat janë qëllimet tuaja afatgjatë në karrierë” është një element kryesor në shumë panele intervistash. Edhe pse mund të jetë tunduese të përgjigjeni duke thënë: ‘Të jem milioner’, për fat të keq, kjo nuk është mënyra e duhur për t`ju përgjigjur kësaj pyetje. Kjo pyetje nuk bëhet që të shikojnë nëse jeni telepatik por a keni një qëllim.

Përse bëhet kjo pyetje?

Arsyetimi pas kësaj pyetje është shumë i thjeshtë, intervistuesi do që të dijë qëllimet tuaja në karrierë dhe në këtë mënyrë nëse do angazhoheni në kompaninë e tyre. Nëse jeni të interesuar dhe të motivuar për pozicionin që do keni në këtë kompani atëhere ka shumë mundësi që të jeni të suksesshëm. Sa më shumë gjasa të keni për të qenë të sukseshëm, aq më shumë mundësi keni që të qëndroni në kompani. Një kompani mund të shpenzojë shumë orë dhe një sasi të madhe parash që t`ju trajnojë, kështu që ata duan që investimi i tyre të qëndrojë në kompani.

Tregu është shumë konkurues këto ditë, dhe është shumë e lehtë që të zihet një vend pune. Prandaj intervistuesit do t’ju eliminojnë menjëherë sapo të gjejnë diçka që nuk e pëlqejnë në intervistën tuaj.

Çfarë duhet të thoni?

•    Përgjigjuni në mënyrë të përgjithshme

Nuk pritet që ju t’i dini të gjitha por e mira është që të përgjigjeni në mënyrë sa më të përgjithshme të jetë e mundur. Por gjithashtu nëse jeni më shumë seç duhet të përgjithshëm atëherë rrezikoni të mos përzgjidheni. Së pari, nëse synoni shumë lart si për shembull kur ju pyesin për rrogën, përgjigjia ‘synoj ta kem rrogën 1000 euro’ rrezikon të dukeni arrogant. Por edhe nëse synoni shumë pak mund të duket sikur nuk jeni ambicioz që gjithashtu është diçka që duket keq.

•    Tregoni që doni një karrierë afatgjatë

Duhet t’i tregoni intervistuesit që jeni të interesuar për një karrierë afatgjatë në kompaninë e tyre. Kështu që aftësitë tuaja do të rriten dhe gradualisht do të rriteni në pozicion.

•    Entuziasmi

Duhet t`ja bëni të qartë intervistuesit që jeni entuziast për pozicionin që po aplikoni. Dhe gjithashtu që jeni të motivuar ta merrni atë pozicion në këtë moment.

Çfarë të mos thoni?

Çfarëdo që do bëni, mos tregoni që nuk jeni të sigurtë. Kjo gjë do japë përshtypjen që nuk jeni të sigurtë për rrugën tuaj të karrierës. Gjithashtu mos u shprehni që planifikoni të ktheheni në studime postuniversitare. Ata janë duke kërkuar për dikë që do të ketë një karrierë, jo dikë që do të kthehet në universitet. Kjo gjë do japi përshtypjen që nuk jeni gati t’i përkushtoheni karrierës në kompani.

Kjo mund të duket si një pyetje e padëmshme por është shumë e rëndësishme t’i kushtoni kohë dhe të kuptoni disa nga qëllimet tuaja në karrierë. Nëse keni një ide se cilat janë synimet në karrierën tuaj atëherë do keni mundësi t’i përshtateni kësaj pyetje në çdo lloj situate.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 industrite me te mira per fillimin e nje biznesi ne 2021

Në periudhat e ndryshimeve dramatike, sipërmarrja lulëzon. Kur pandemia Covid-19 ndryshoi kaq shumë aspekte të jetës sonë, ajo gjithashtu përshpejtoi rritjen e...

Po ti mund te punosh jashte vendit. Keto jane 5 shtetet.

Nese jeni duke menduar per nje ekperience pune jashte vendit, ju themi se kjo eshte e mundur. Ne portalin e punesimit duapune.com...

Çfare ju prish imazhin dhe poziten tuaj ne pune?

Shumica e profesionistëve interesohen se çfarë mendojnë për ta kolegët dhe eprorete tyre. Kjo sepse mënyra se si njerëzit ju perceptojnë shpesh...

Digi Diaspora 2 Meetup #1

Digi Diaspora 2 është aktiviteti i rradhës që do të organizohet nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga...