Monday, April 12, 2021

Si të shkruajmë një letër interesi?

Duhen lexuar

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

writing-main_full1Një letër motivimi është e njohur dhe si një letër interesi, ku aplikuesi shpreh interesin e tij/saj për të punuar pranë kompanisë apo organizatës tek e cila ka aplikuar. Në këtë letër shprehen qartë interesat dhe aftësitë profesionale të aplikuesit i cili e vetë vlerëson veten si një kandidat të mundshëm.
Letra e interesit mund të jetë mjet shumë efektiv për të ndihmuar dikë të gjejë punë, por si të gjithë konsulentët e biznesit ata duhet ta bëjnë mirë në mënyrë që të jenë efektiv. Para se të shkruani letrën tuaj të interesit për kompaninë tek e cila do të aplikoni, është e rëndësishme të gjeni sa  më shumë informacion të mundeni për kompaninë, misionin e tyre dhe qëllimin. Më pas riformuloheni këtë informacion në letrën tuaj.

Ja disa nga këshillat për të shkruar letrën tuaj të interesit:

1.Adresojani letrën një personi të veçantë:
Nëse ju jeni me të vërtetë i interesuar për pozicionin e punës tek i cili do aplikoni, ju duhet ta drejtoni këtë letër një personi specifik i cili është  përgjegjës për rekrutimin.

2.Dërgo një letër origjinale në çdo kompani që aplikoni, jo një fotokopje.

3.Ruani një ton profesional në letrën tuaj:

Fokusohuni në aftësitë dhe arritjet tuaja profesionale. Nuk duhet të shkruani  ineresa të tjera (hobi) apo gjëndjen civile.

4.Letra duhet të ketë informacion të mjaftueshëm:
Letra e interesit dhe resumeja juaj duhet të kenë informacion të mjaftueshëm  për të qëndruar të pavaruar nga njëra tjetra.Letra juaj e interesit është një hapësirë shumë e mirë që mund të përdoret për të përmendur përvojën tuaj personale.

5.Kujdes gabimet ortografike:
Tregohuni të kujdesshëm me gabimet ortografike, dhe pasi të keni mbaruar së shkruari letrën tuaj, atëher kujdesuni te rishikoni gabimet që mund të keni bërë dhe korigjojini.

Organizoni letrën tuaj të interesit:

-Ju duhet të filloni letrën me një përshendetje si I/E dashur Znj.Z.
-Në paragrafin e parë ju duhet të shpjegoni se pse e shkruani letrën e interest, cili është qëllimi juaj.Tregoni se si e njihni kompaninë, llojin e punës që jeni duke kryer dhe identifikoni  se pse ju jeni më shumë të interesuar për të mësuar më tepër në kompaninë ku  adresoni letrën.
-Në paragrafin vijues, ju duhet të ilustroni se pse ju jeni i kualifikuar për pozicionin që aplikoni. Identifikoni aftësitë tuaja, arritjet, arsimin, karakteristikat personale pozitive, pikat e forta etj. Ndërsa flisni për kualifikimet tuaja sigurohuni që ti referoheni resumes suaj, faqeve referencë dhe çdo dokumenti tjetër që ju dispononi.
-Në paragrafin mbyllës,tregoni se ju doni të takoheni me personat përgjegjës (lexuesit) në një kohë të përshtatshme, në mënyrë që ju të keni mundësi për të shqprehur më qartë kualifikimet me më shumë kohë në dispozicion.
-Përfundojeni letrën tuaj me një përshëndetje të përzemërt( të tilla si Sinqerisht ose Faleminderit), përpara se të shtypni emrin tuaj. Mos harroni të nënshkruani letrën tuaj para se të dërgoni atë!

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

Këshilla për profilin tuaj në LinkedIn

Cilat janë mjetet më të rëndësishme për një punëkërkues? Ju ndoshta keni thënë rezyme dhe rrjetin tuaj. Por, çfarë ndodh me platformën...