Sunday, February 28, 2021

Si të punoni të qetë

Duhen lexuar

Horoskopi: TOP 10 profesionet per Peshqit.

Për të lexuar mbi shenjat e tjera klikoni: >> Horoskopi << Top...

A ka pune te reja ne qytetin tim?

Njohuni me mundesite e punesimit te ofruara ne qytetet e Shqiperise. Aty ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga biznese apo...

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

relax at officeStresi nga puna në zyrë po kthehet në një sëmundje të vërtetë, që mund të çojë deri në nervozizëm apo gjendje depresioni.
Për te evituar këto pasoja, është shumë e rëndësishme të punohet në një ambient pune qetësues.
Ambienti i punës është, pas shtëpisë, vendi ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Puna në një ambient të rehatshëm i bën punonjësit më të disponueshëm dhe më pak të shqetësuar. Mbi të gjitha, është vërtetuar se qetësia në vendin e punës rrit dhe produktivitetin.
Është shumë e rëndësishme të punohet në një ambient të përshtatshëm për nevojat dhe personalitetin tonë. Për këtë arsye ju kemi përgatitur disa këshilla mbi si të punoni të qetë.

Personalizoni zyrën
Evitoni që hapësirat e punës të jenë shumë të “thata”. Ditët i kaloni në zyrë, prandaj më mirë të shtoni disa elemente me ngjyra të cilat stimulojnë shikimin dhe përmirësojnë gjendjen emocionale: një pikturë, një poster apo perde me ngjyra.

Mbajini gjërat në rregull
Pjesa më e madhe e punëdhënësve nuk i duan punonjësit e çrregullt, sepse i konsiderojnë si jo të besueshëm. Çrregullimi nënkupton mungesë efikasiteti në punë dhe humbje të kota kohe.

Përdorni karrige të mira
Përdorni karrige ergonomike (me ose pa krahë), që u përshtaten karakteristikave tuaja dhe respektojnë rregullat e një qëndrimi korrekt: mbani drejt shpinën, në mënyrë që të qëndroni ulur gjatë dhe pa dhimbje.

Blini vazo me lule
Vazo me lule të vërteta, që reflektojnë natyrën tuaj dhe e bëjnë ambientin më të rehatshëm. Lulet e mirëmabjtura janë simbol i një karriere të mirë.

Dëgjoni muzikë të bukur
Eksperimentoni zhanre muzikore të ndryshme, për të parë efektin e tyre në nivelin tuaj të stresit dhe produktivitetit. Përdorni kufje nëse punoni me njerëz të tjerë (pa qenë nevoja t’i stresoni!).

Aromatizoni ambientin
Ekzistojnë mënyra të ndryshme për për aromatizimin e ajrit.
Livanda, pishat, vjollcat, lëkura portokalli ose qirninj të aromatizuar (të cilat kanë dhe ngjyra të ndezuara dhe stimuluese).

Pini një pije qetësuese
Një çaj i ngrohtë (i zi, jeshil, me fruta) apo një kamonil, të përgatitura në moment me një çajnik. Ose ujë të aromatizuar.

(herë pas here) Izolohuni
Merrni pak kohë për veten, kaloni pak kohë të lirë vetëm. Fikni telefonin dhe mos kontrolloni e-mail-in: përqëndrohuni për përfundimin e punëve më komplekse.

Blini ujë
Nga pikëpamja fiziologjike është shumë e rëndësishme të pini, sidomos në ditët më të nxehta dhe stresuese.

Ndriçoni sa më mirë hapësirat
Gjatë ditës përfitoni sa më shumë nga drita e ngrohtë dhe e këndshme e diellit.

Shtendosuni
Mos kini frikë të largoheni nga maus-i dhe tastiera. Shtendosuni disa herë në ditë me ushtrime të shkurtra, janë të thjeshta dhe japin shumë rezultate.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi: TOP 10 profesionet per Peshqit.

Për të lexuar mbi shenjat e tjera klikoni: >> Horoskopi << Top...

A ka pune te reja ne qytetin tim?

Njohuni me mundesite e punesimit te ofruara ne qytetet e Shqiperise. Aty ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga biznese apo...

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...