Thursday, October 22, 2020

Si të përqendroheni edhe kur ju mungon motivimi? 4 Mënyra!

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

blog 15

“Mbani mend gjithmonë se përqëndrimi juaj përcakton realitetin tuaj”George Lucas

Përqendrimi është çelësi i suksesit. 

Të përqendrohesh do të thotë të shpenzosh të gjitha energjitë e tua në një gjë të vetme. Dhe nëse po përpiqeni të përqendroheni në shumë gjëra njëkohësisht, do të thotë që në të vërtetë nuk po i kushtoni vëmendjen e duhur qëllimeve tuaja. Përqendrimi në një gjë, në një kohë të caktuar mund të jetë i vështirë. Por është mënyra e duhur për të pasur sukses në punë dhe në jetë.

Fatmirësisht përqendrimi është një aftësi që mësohet. Duhet të praktikoni dhe të eksperimentoni me metoda të ndryshme, për të përmirësuar aftësinë e përqendrimit.

Dhe ju mund t’a bëni këtë pa shkarkuar ndonjë aplikacion apo duke studiuar për të. Ju mund të filloni të stërvisni mendjen thjesht duke zbatuar këto katër qasje mjaft të thjeshta.

  1. Përqëndrohuni vetëm në një gjë.

Çfarë po ju ndalon? – Teknologjia

Një studim i bërë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë ,vrojtoi se sa kohë studentët mund t’i kushtojnë vëmendje një detyre specifike. Gjatësia mesatare e kohës që ata mund të përqëndroheshin në ato që studionin ishte 3 minuta. Fajtori? Teknologjia. Sa herë që një njoftim në telefonin tuaj vjen, ju nuk jeni më 100% i përqendruar në atë që keni bërë.

Zgjidhja: Fikni njoftimet tuaja

Duke pasur parasysh këtë, herën tjetër që të uleni të përqendroheni, fikni njoftimet tuaja për Instagram, Twitter, Facebook, email, Dropbox, Tinder dhe çdo gjë tjetër. Pëlqimet, etiketimet, komentet dhe mesazhet e tua do të jenë akoma atje kur të jeni gati për t’i parë. Provojeni, madje edhe për një ditë ose vetëm disa orë. Fikni gjithçka që ju tërheq vëmendjen, përfshirë WiFi-n nëse është e mundur. Dhe pastaj (shpresojmë) do të vini re se bota nuk ndalet kur njoftimet nuk vijnë. Por përkundrazi do të mund të arrini shumë më tepër.

  1. Detyrat e ngjashme të grupit

Çfarë po ju ndalon? – Detyrat jorelevante me pozicionin tuaj

Kohët e fundit punonjësit në një kompani kryejnë një shumëllojshmëri detyrash, përfshirë dhe detyra në role që nuk janë të kualifikuar. Sa herë që ju ndërroni detyrat, trurit tuaj i duhet të paktën 15 minuta për t’u rikthyer në punë. Nëse ndërroni detyrat katër herë në mëngjes, kjo është një orë e përqendrimit të përgjithshëm që keni humbur.

Zgjidhja: Rradhitja e detyrave tuaja

Rradhitja e detyrave tuaja krijon idenë e punës vetëm në një lloj detyre në një kohë. Duke kaluar nga një projekt në tjetrin, ju i bëni të gjitha detyrat e mundshme në një kohë të caktuar dhe humbni përqendrimin. Duke “grumbulluar” punën që duhet të kryeni, nuk është e nevojshme që vazhdimisht të “ndërroni marshet”. Kështu për shembull, grupimi i të gjithë shkrimeve që duhet të bëni çdo mëngjes, mund të ishte një zgjidhje dhe ju do t’ju duket sikur bëni vetëm një detyrë në një kohë të caktuar dhe nuk keni kalime të shpeshta nga një detyrë në tjetrën.

  1. Përqendrohuni tek e tashmja

Çfarë po ju ndalon? – Ëndrrat

Përkushtimi në punë, në vend që t’ju bëjë të ëndërroni për atë që do të vijë nga ajo punë, bë që ju të ndiheni gjithmonë një sfidë. Shumë shpesh, ne imagjinojmë se ajo për të cilën ne po punojmë do të jetë madhështore ose do të bëhet virale ose do të na bëjë milioner. Është një mendim i këndshëm, por po ju mban larg nga realizimi i saj.

Zgjidhja: Metoda Pomodoro

Teknika Pomodoro është një metodë e menaxhimit të kohës. Kjo praktikë me afat kohor ju mundëson të krijoni një mentalitet të ri përqendrimi në detyrat në fjalë. Me kalimin e kohës, do të kuptoni më mirë se sa kohë ju marrin detyrat dhe projekte të ndryshme.

  1. Sigurohuni që të bëni një pushim

Çfarë po ju ndalon? – Ju mendoni se jeni “robot”

Shumë këshilla të produktivitetit nuk e marrin parasysh këtë: Ne duhet të flemë, të hamë, të bëjmë pushime dhe të lëvizim. Si njerëz, shtrirja e vëmendjes tonë ka nevojë për larmi, dhe ne nuk mund të kontrollojmë gjithmonë mendimet ose motivimet tona. Pavarësisht sa i motivuar apo i përqendruar jeni, nuk mund të qëndroni kështu përgjithmonë.

Zgjidhja: Veproni si qenie humane

Mund të duket anti-produktive, por ka shumë më shumë të ngjarë të bëni punën tuaj më shpejt dhe më mirë, nëse bëni pushime herë pas here. Studimet e mbështesin këtë. Pavarësisht nëse po bëni shëtitje në natyrë, apo uleni në verandë dhe pini kafe, të gjitha këto pushime kontribuojnë që të mund të përqendroheni më tepër.

Pra, nuk ju nevojiten programe speciale apo aplikacione të kushtueshme. Thjesht duhet t’i jepni trurit tuaj një detyrë, hapësirë dhe pushim.

Shpërblimi do të jetë? – Produktivitet!

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...