Monday, January 25, 2021

Si të përballoni intervistën tuaj të parë

Duhen lexuar

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

FE DA interview JobTips2011Intervista juaj e parë mund të jetë një eksperiencë stresuese, gjithësesi si një i diplomuar që po futet në tregun e punës për herë të parë, intervista juaj e parë e punës mund të jetë e tmerrshme.

Si intervista juaj e parë duhet të jeni ekstremisht me fat nëse e fitoni vendin e punës. Gjithësesi e mira është që mund të mësoni nga kjo intervistë për intervistat tuaja të ardhshme, në këtë mënyrë do ndiheni edhe më pak në stress dhe ka shumë mundësi që mund ti impresiononi intervistuesit më shumë seç e prisnit. Intervista është një aftësi, dhe si të gjitha aftësitë duhet të praktikohet. Edhe më të talentuarit kanë nevojë të praktikojnë para se të fitojnë punën e parë.

Çfarë të vishni
Para se të përgatisni se çfarë do vishni për intervistën, duhet të merrni parasysh se në çfarë kompanie do punoni. Mënyra më e mirë për ta ditur këtë gjë është të pyesni vetë kompaninë në telefon ose me email. Merrni parasysh edhe vendin ku do punoni.

Para intervistës
Në shumicën e intervistave, do ju thuhet të prisni në koridor ose në dhomën e intervistave deri sa intervistuesi të jetë gati t`ju takojë. Mos harroni se në momentin që hyni në ndërtesë, sjellja juaj po vëzhgohet kështu që jini të vetëdijshëm për ato që thoni dhe bëni.

Mund t`ju ofrohet një pije ndërkohë që prisni. Gjithmonë përgjigjuni me ‘Po’ kësaj pyetje pasi mund t`ju ndihmojë edhe për intervistën. Së pari mund t`ju qetësojë dhe se dyti mund t`ju japë kohë të mendoheni para se ti përgjigjeni një pyetje.

Intervista
Në momentin që ju thërrasin në dhomën e intervistës do prezantoheni me intervistuesin/intervistuesit. Mos u ulni deri në momentin që do ju thonë të uleni. Tregohuni të sjellshëm dhe mos harroni se përshtypja e parë ka shumë rëndësi. Kjo do të thotë që të jepni një shtrëngim duarsh konfident. Asnjëherë mos puthni intervistueset që janë femra në faqe pavarësisht se në çfarë vendi jeni.

Pasi të jeni ulur, sigurohuni të jeni rehat dhe mos luani me duar gjatë intervistës. Në ambientin konkurues të sotëm, shumë intervistues marrin parasysh shumë elemente nga një kandidat, duke përfshirë gjuhën e trupit.

Çfarë të prisni
Intervistat e para nuk janë asnjëherë njesoj kështu që duhet të keni gjithmonë parasysh se në çfarë kompanie do intervistoheni dhe natyrën e punës për të cilën po aplikoni. Ndonjëherë mund t`ju bëhen pyetje të vështira si ‘Cilat janë pikat tuaja më të dobëta?’ ose a jeni gati të bëni teste gjatë intervistës. Por ka edhe raste kur intervista mund të jetë shumë e shkurtër dhe pa asnjë lloj testi.

Mos harroni se niveli i konkurrencës është aq i lartë sa ju mund të jeni përballë një konkurrenti shumë më të aftë për atë pozicion që ju po kërkoni, prandaj kini parasysh të jeni të respektueshëm, të sinqertë dhe të sjellshëm gjatë intervistës. Mund të keni shumë pak ose fare eksperiencë e cila mund të jetë diçka kundra jush. Prandaj luani me pikat tuaja më të forta si për shembull projektet për të cilat keni punuar në universitet.

Eshtë shumë e rëndësishme të merrni kohën tuaj para se ti pergjigjeni një pyetje. Mund të duket sikur intervistuesit e duan menjëherë përgjigjen por nuk është kështu. Ata duan që ju të mendoheni me kujdes para se të përgjigjeni. Në fund të fundit, përgjigjet e pamenduara nuk do ju japin asnjë pikë. Gjithmonë bëni pyetje në fund të intervistës pasi kjo tregon se keni interes për kompaninë. Kjo gjë gjithashtu do e bëj intervistuesin t`ju japë pika shtesë!

Pas intervistës
Pas intervistës dërgoni një letër email duke falenderuar për ftesën e intervistës. Fokusohuni në dy ose tre pyetje që ju bën gjatë intervistës. Bëjeni të shkurtër emailin. Nëse nuk pranoheni për vendin e punës atëhere pyesni me mirësjellje për arsyet. Kjo gjë do ju bëj të jeni më të përgatitur për intervisten e ardhshme.

Mos humbisni shpresat nëse nuk e fitoni vendin e punes me intervisten tuaj të parë. Nëse të gjithë do e fitonin vendin e tyre të punës me intervisten e parë atëhere kjo do ishte një mrekulli. Intervistat tuaja të para janë më shumë që të mësoheni dhe të praktikoheni që të mos jeni nervoz. E di që kjo duket e frikshme por nuk keni asgjë për të humbur, keni vetëm për të fituar.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...