Saturday, October 24, 2020

Si të “ngjitni” shkallët e karrierës tuaj? Shembull CV-e dhe guida.

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

CV Blog 5

Nëse keni qenë në të njejtën pozicion pune për një kohë të caktuar, me siguri që ju po kërkoni të rriteni profesionalisht dhe të shkoni përtej rolit tuaj aktual.

Po si mund t’i tregoni punëdhënësit se ju jeni gati për një promovim?

Si mund të bëni progres në rrugën e karrierës tuaj?

Ka shumë mënyra për të hedhur një hap në karrierën tuaj, pavarësisht nëse dëshironi të qëndroni në kompaninë tuaj aktuale ose të vazhdoni më tej.

-Nëse jeni duke kërkuar për një promovim të brendshëm, kini parasysh vendet e lira të ndërmarrjes. Punonjësit janë shpesh të parët që mësojnë rreth tyre, pasi shumë punëdhënës preferojnë të promovojnë punonjësit aktual se sa të punësojnë staf krejtësisht të ri.

-Ju gjithashtu mund të bisedoni me menaxherin tuaj për perspektivat e promovimit dhe të zbuloni se për çfarë duhet të punoni. Kjo do t’ju japë një ide të qartë të aftësive dhe qëndrimit që ju duhet në mënyrë që të përparoni në karrierën tuaj.

Nëse po kërkoni të zhvendoseni në një kompani të re, shikoni vendet vakante në duapune.com dhe regjistrohuni për të marrë informacion mbi punët e fundit me email.

Pse dëshironi të përparoni?

Pavarësisht nëse po kërkoni më shumë përgjegjësi ose thjesht dëshironi të paguheni më shumë, CV-ja juaj duhet të pasqyrojë ambiciet tuaja, kështu që mendoni në radhë të parë, pse doni të ngjitni shkallët e karrierës. Është e rëndësishme t’a përfshini këtë qëllim në CV-në tuaj, pasi punëdhënësit do të duan të dinë pse dëshironi një rol më të rëndësishëm dhe nëse keni pasion dhe njohuri të mjaftueshme për t’u punësuar në atë pozicion pune.

Theksoni përvojën dhe arritjet tuaja

Nëse jeni duke kërkuar të përparoni në karrierën tuaj, ju duhet të theksoni përvojën tuaj të mëparshme, veçanërisht çdo përgjegjësi ose arritje kryesore që ju është dhënë gjatë karrierës tuaj, pasi kjo dëshmon se jeni një punonjës i besueshëm që kupton punën.

-Nëse jeni duke aplikuar në një kompani tjetër, nënvizoni çdo aftësi ose përgjegjësi përkatëse që mund të jetë e zbatueshme edhe për biznesin e tyre.

-Nëse jeni duke kërkuar për një promovim të brendshëm, tashmë jeni një hap përpara. Jo vetëm që e njihni tashmë biznesin dhe punonjësit e tij, por menaxherët gjithashtu mund të shohin hapur angazhimin tuaj për karrierë dhe nuk do të ishte keq t’i rikujtonit ato që keni realizuar gjatë kohës tuaj atje, dhe se si keni kontribuar për kompaninë.

Bëni hulumtime rreth pozicionit të punës

Nëse jeni duke kërkuar për një punë më të mirë diku tjetër, duhet të bëni hulumtime. Sigurohuni që të kuptoni përgjegjësitë dhe aftësitë e kërkuara, në mënyrë që të përshtatni CV-në tuaj.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të zbuluar ndonjë aftësi që kërkon pozicioni i punës dhe menjëherë të filloni të kërkoni kurse përkatëse ose skema trajnimi për të qenë më të informuar  përpara aplikimit.

Vlen gjithashtu të kontrolloni pagën mesatare për atë pozicion pune, kështu që të mund të zbuloni nëse ju ofrohet pagesa e duhur dhe çfarë mund të prisni në të ardhmen.

Ku po kërkoni të arrini përmes kësaj?           

Nëse po kërkoni të ngjitni shkallët e karrierës, me shumë  mundësi do të dëshironi të vazhdoni më tej pasi të keni marrë një pozicion pune më të lartë nga pozicioni i punës aktual.

Nëse po kërkoni të transferoheni në një kompani tjetër, zbuloni se cilat janë perspektivat e tyre të promovimit përpara se të aplikoni. Është shumë më e lehtë të përparoni duke qëndruar në të njëjtën kompani përmes promovimeve të brendshme,  se të kalosh tek punëdhënës të ndryshëm çdo herë që dëshironi një punë më të mirë.

Duke patur parasysh këto këshilla, gjeni këtë shembull CV-e  SHKARKO KËTU Formën e CV-së

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...