Thursday, February 25, 2021

Si të menaxhojmë një fuqi punëtore te gjeneratave të ndryshme

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

groupofpeoplestandingSot një nga guximet më të mëdha menaxheriale është si të menaxhosh tre breza që punojnë së bashku në të njëjtën kompani. Menaxherët e ndodhur kudo nëpër evropë, janë duke u hasur me vështirësinë e menaxhimit të një force punëtore gjithnjë e më të ndryshme. Një mungesë e të kuptuarit në lidhje me gjeneratat kthehet në burim konflikti brenda marrëdhënieve të punës, ul produktivitetin dhe rrit lëvizjen e forcës punëtore. Kompania është i vetmi vend ku tre brezat janë të detyruar të kalojnë 35 orë ose më shumë së bashku në javë. Dhe të gjithë që duhet ti përmbahen specifikave të saj, ndaj rreziku i «brezat ndeshen» është i madh, pothuajse i pashmangshëm. Për të shmangur këtë, punëdhënësit duhet të mësojnë, kuptojnë dhe vlerësojnë  vlerat,  perspektivat dhe objektivat e të punësuarve në të gjitha grupmoshat.
Sot në botë ka tre breza që bashkjetojnë në vendin e punës: të ashquajtur “baby boomer-s”, lindur midis 1946 dhe 1964, Gjenerata X, lindur midis 1965 dhe 1976, dhe Gjenerata Y, lindur pas 1977. Cdo brezë sjell zakone unike, punë që i japin formë tregjet tona. Ata të gjithë kanë vlera të dallueshme, një pikëpamje të ndryshme të autoritetit dhe ndjenjë besnikërie, prandaj duhet të motivohen dhe menaxhohen ndryshe nga njëri tjetri.

BREZA TË NDRYSHËM, KARAKTERISTIKA TË NDRYSHME !

Ngjarje të mëdha në histori të tilla si ndryshimi i faktorëve social apo ekonomik kanë ndikuar në qëndrimet apo vlerat e individëve ose grupeve të individëve. Këto ngjarje u konsideruan si faktorë të rëndësishëm që kanë ndikuar në breza të ndryshëm.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore shënoi fillimin e gjeneratës- migruese të brezit të parë. Ata u rritën në një kohë kur nënat qëndronin në shtëpi dhe baballarët shkonin për të punuar. Ky brez ka përjetuar një periudhë të zgjerimit ekonomik dhe kulturor si dhe ardhjen e televizionit që do të thotë se ata kanë përjetuar dhe luftën e Vietnamit. Ata janë parë si njerëz që punonin pa fund, shumë të shqetësuar për përfitimet materiale, promovimin dhe pagat e larta. Janë konsideruar si avokatë të të drejtave të njeriut , me një sens të lartë besnikërie, idealist dhe optimistë.

Gjenerata X konsiderohet si më mirë e arsimuar se gjenerata e parë. Mentaliteti X pasqyron kalimin nga një ekonomi prodhimi në atë të shërbimeve. Ata u përballën me rritje të borxhit kombëtar dhe rritjen e përdorimit të drogës.

Ata gjithashtu përjetuan rënien e Murit të Berlinit, që shënoi fundin e Luftës së Ftohtë. Anëtarët e këtij brezi konsiderohen si ekonomikisht konservatorë të cilët kanë përjetuar periudha të mëdha të inflacionit gjatë rinisë së tyre. Në vendin e punës, Gjenerata X, predikon vlerat e lirisë dhe përgjegjësisë. Ata e vlerësojnë nëse u jepet koha dhe liria për të menaxhuar kohën e tyre të punës. Ky brez kërkon një ekuilibër të jetës së punës.

Në lidhje me gjeneratën Y, ekzistojnë mendime konfliktuale. Nga njëra anë disa studiues besojnë se ky brez sjell ajrin e ri dhe të freskët për kompanitë, nga ana tjetër janë parë si “fëmijët e llastuar” me pretendime realiste. Në sajë të shkëmbimit të programeve Ersamus dhe mundësive të mëdha për të studiuar dhe punuar jashtë vendit, pjestarët e këtij brezi janë të hapur ndaj mundësive sfiduese e si rrjedhojë ata punojnë si një ekip ndërkombëtarë. Armatosur me “Blackberry”, laptopë, celularë, dhe pajisje të tjera, ky brez është i lidhur 24 orë në ditë në 7 ditë të javes. Fleksibiliteti dhe prioritetet personale janë shumë të rëndësishëme për këtë brez. Megjithatë, ata kanë mungesë besimi dhe kanë nevojë për strukturat mbikqyrëse në mënyrë që të arrijnë punën e tyre, vecanërisht sepse ata janë shumë të rinj dhe pa eksperiencë. Ata kërkojnë një ekuilibër midis punës dhe jetës private, dhe kërkojnë një mjedis pune që është zbavitës dhe i dobishëm në të njëjtën kohë.

SI TË PËRBALLEMI ME KËTË DILEMË ?

– Vlerësoni ndryshimet tek punonjësit : është e rëndësishme që punonjësitë të trajtohen si konsumatorë. Menaxherët duhet të përpiqen të mësojnë më shumë në lidhje me punonjësitë e tyre, të mësojnë specifikat e tyre dhe preferencat në mënyrë që të menaxhojnë cështje të tilla si : planifikimi personal, puna, bilanci i jetës..

– Adaptoni një stil menaxherial të sofistikuar : menaxherët duhet të sigurojnë udhëzime të qarta dhe të sakta, objektiva, dhe masa për ata që janë nën autoritetin e tyre. Të japësh komente dhe shpërblime të përshtatshme janë më shumë se të rëndësishme për cdo kompani që dëshiron të mbajë një atmosferë të mirë pune

–  Nxisni kompetencën dhe iniciativën : cdo punonjës, qoftë nga më i riu deri dhe tek më profesionali duhet të trajtohen sikur të gjithë kanë gjëra të mëdha për të ofruar. Megjithatë, menaxherët dhe departamenti i BNJ duhet të sigurohen që në fillim të punësojnë personat e duhur për kompaninë e duhur

–  Kultivoni dijet e punonjësve tuaj : mbajtja e punonjësve të mirë dhe produktiv është kthyer për ekonominë e sotme po aq e rëndësishme sa gjetja dhe mbajtja e klientëve. Prandaj, është e rëndësishme tu sigurohet punonjësve trajnim, kurse specializimi dhe kultivim i mëtejshëm.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...