Monday, October 19, 2020

Si të kërkoni mundësi internshipi apo punësimi online në këto kohë?

Duhen lexuar

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

blog 14

Shumë kompani po vazhdojnë të vlerësojnë situatën post #covid19 dhe po bëjnë ndryshime të vazhdueshme në lidhje me programet e tyre të praktikave apo internshipeve.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk ka shpresë! Ende ekzistojnë hapa që mund të ndërmerrni për të gjetur internshipe në distancë dhe mundësi të tjera për të forcuar rezymenë tuaj.

  • Përfitoni nga burimet e shkollës tuaj

Me shumë gjasa universiteti juaj po mendon se si të ndihmojë studentët gjatë kësaj kohe. Përveç takimeve online, webinareve me tematika të ndryshme dhe aktiviteteve të tjera të vlefshme, qendra e karrierës e universitetit tuaj mund të jetë duke mbledhur informacion për studentët që kërkojnë mundësi punësimi apo internshipe verore. Qendra e karrierës ka bazë të dhënash dhe kontakte direkte me punëdhësit dhe informohet çdo ditë se cila kompani apo biznes po punëson.

Për më tepër, zyrat e tjera dhe departamentet akademike që ofrojnë mundësi praktike do të shikojnë skenarë alternative për t’ju mbështetur nëse ju shfaqni interes.

Pra, sigurohuni që të kontrolloni edhe në këto zyra!

  • Punët në distancë mund të jenë një fillim i mirë. Shqyrtoni mundësitë e internshipeve online

Për të shfrytëzuar kohën dhe për të fituar një eksperiencë ndryshe, bëni zgjedhje të zgjuara. Kompanitë që tashmë publikojne një internship/punë ne distancë kanë më pak të ngjarë ta anullojnë atë kur të kuptojnë se rregullat e distancimit shoqëror do të jenë në fuqi më gjatë nga sa kishin shpresuar. Faqet e përgjithshme të kërkimit për punë kanë mundësi punësimi në distancë të cilat ju mund t’i konsideroni si mundësi internshipi ose pune të papaguar fillimisht.

Disa nga mundësitë e punësimit në distancë i gjeni duke klikuar linkun:

https://www.duapune.com/search/advanced/filter?keyword=work+from+home&employer=&country=&city=&category=&job_type=

Ndërsa ka shumë kompani që raportojnë internshipe të anulluara dhe mundësi punësimi ende në pauzë, sekreti qëndron në gjetjen e burimeve  ku ka shpresë për të gjetur mundësi punësimi.

Nëse ju nevojitet një listë me kompanitë që po punësojnë aktualisht, ndiqni linkun në vijim:

https://blog.duapune.com/2020/06/115-mundesi-punesimi-per-ju-nga-10-kompanite-e-javes-ne-duapune-com/

  • Gjeni Organizata dhe Departamente që po ofrojnë mundësi për praktikë

Nëse keni dijeni për ndonjë kompani apo biznes lokal, të cilët kanë pësuar ndryshime nga pandemia, mund të kontaktoni ekipin e tyre të rekrutimit ose departamentin e burimeve njerëzore për të parë nëse mund të kenë ndonjë projekt të ri, mundësi praktike, role të përkohshme në dispozicion ose të pyesni se si mund të kontribuoni për përmirësimin e situatës.

Disa mundësi internshipi:

https://duapune.com/search/advanced/filter?keyword=internship&employer=&country=&city=&category=&job_type=

  • Qëndroni vigjilentë dhe jini të gatshëm për të vepruar shpejt

Mund të jetë e lehtë të dekurajoheni duke lëvizur nga një pozicion pune në një tjetër kur shihni disa mundësi. Mbani mend që gjërat po ndryshojnë shpejt tani. Mundësi për internshipe apo punësim do të postohen çdo ditë. Ndërsa jeni duke qëndruar të përditësuar dhe po regjistroheni në portale punësimi (regjistrohu si punëkërkues këtu), mund të arrini sukses dhe të jeni të gatshëm në momentin kur diçka ju tërheq vëmendje. Mjafton të keni gati dosjen aplikative: CV, Letër Motivimi dhe Përgatitja për Intervistë.

  • Zgjeroni network-un tuaj

Nëse nuk e keni bërë tashmë, do të jetë koha të njoftoni rrjetin tuaj që po kërkoni mundësi internshipi ose pune. Vini në dijeni familjen dhe miqtë si dhe rivendosni kontaktet me universitetin (qendrën e karrierës apo pedagogët) për të parë nëse ata kanë ndonjë këshillë ose rekomandim. Fakulteti mund të ketë lidhje me komapni të ndryshme të cilat mund të kenë interes apo mund të kenë një projekt për një student që vjen me rekomandimin e profesorit të tyre të preferuar.

  • Angazhohuni vullnetarisht

Vullnetarizmi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të punuar për një kompani ose organizatë dhe mund të ketë më pak konkurrencë sesa për internshipet. Ekzistojnë mundësi vullnetare nëpër industri, organizata dhe për një gamë të gjerë interesash. Thjesht duhet të kërkoni për këto mundësi.

  • Ndiqni një projekt të pavarur

Projektet e pavarura janë disa nga gjërat e preferuara që shohin në një rezyme punëdhënësit. Rekrutuesit dhe menaxherët janë të entuziazmuar kur shohin se çfarë mund të bëni ju duke ndërmarrë një iniciativë. Punët vullnetare dhe projektet e pavarura janë gjithmonë përvoja të vlefshme. Mund të eksploroni, të mësoni për diçka që ju tërheq dhe gjithmonë të fitoni aftësi.

  • Merrni Kurse Online

Nëse një praktikë dhe përvoja të tjera më tradicionale thjesht nuk duken të realizueshme ose të duhura për ju këtë verë, vazhdimi I thellimit të njohurive mund të ndihmojnë për punësim.

Në fund të fundit, kur flisni me punëdhënësit për mundësitë në të ardhmen, ata do të shikojnë se çfarë bëtë me kohën tuaj dhe ata do të jenë të kënaqur të shohin që keni kërkuar në mënyrë aktive të mësoni dhe të rriteni. Kurset në internet janë një mënyrë e shkëlqyer për të treguar iniciativë dhe për të marrë aftësi të reja dhe të dobishme.

 Këtu janë disa vende ku mund të merrni kurse online falas:

https://www.coursera.org/

https://www.edx.org/

https://www.tableau.com/learn/training/elearning

Kërkimi i internshipeve mund të jetë më kompleks dhe sfidues këto ditë, por lajmi i mirë është se ka akoma mundësi . Nëse mund të jeni këmbëngulës dhe fleksibël në lidhje me llojet e mundësive që do të konsideroni, do të jeni në gjendje të gjeni një mënyrë për të fituar përvojë të vlefshme edhe nëse nuk është pikërisht ashtu si e keni shpresuar.

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

Grafiku i çuditshem i “rritjes” se pages minimale ne Shqiperi

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.  Qeveria ka në...