Friday, January 15, 2021

Si të gjejmë punën që duam

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

find jobGjetja e një pune  në ditët  e sotme është kthyer në një problem ekzistencial. Ndërsa për të gjëtur  punën që duam na duket një ide gati e pamundur. Por konflikti mes asaj që na ofrohet dhe asaj që duam, shpesh herë merr përmasat e një plasje të brendshme që padyshim ka pasoja negative. Por si mund të gjejmë punën që duam?

Kjo pyetje duket sikur nuk mund të ketë kurrë zgjidhje për aq kohë sa puna sjell gjithmonë probleme. Por njeriu në thelbin e tij është i destinuar për të mos u kënaqur me atë që arrin, pasi në fillim ai kërkon një punë  më pas kërkon një punë që do, më pas kërkon  një punë pa stres e kështu me radhë. Pra futet ne një rreth vicioz ku duket që ska fund.Kjo ndoshta vjen për shumë arsye pasi kapitalizmi pa dyshim sjell dhe rregullat e veta strikte, ku më i forti mbijeton dhe nuk ekzistojnë më rregulla të barabarta. Po sa aftësi adaptuese kanë njerezit për të dominuar këto rregulla? Sa aftësi kanë për të vendosur vetë se cfarë pune duan të bëjnë?
Në fakt të bësh një punë që dashuron do të thotë të mos lodhesh kurrë dhe kjo gjë duhet kuptuar jo vetëm nga një punëkërkues por dhe nga një punëdhënës që kërkon produktivitet.  Por problemi lind që në familje, tek kanalizimi i energjive që prindërit duhet të na kishin bërë ne dhe ne duhet pa dyshim tua bëjmë fëmijëve tanë. Pasi në rast të kundërt gjithmonë do përballemi me kriza identiteti ku sdo mund të gjejmë veten askund, sdo mund të arrijmë asgjë në cdo gjë që do bëjmë dhe do jemi viktimë e oshilacioneve dhe pakënaqësive të përhershme.

Prandaj të bësh atë që do  nuk është  e pamundur, por do të thotë të bësh atë  që ke pasion dhe të kthesh pasionin në profesion  do të thotë të jesh gjithmonë i suksesshëm. Pasi asnjë nga ne nuk ka prirje universale për të kryer punë të ndryshme. C’do njëri nga ne ka një prirje të vecantë, ka një pasion që duhet ta ndjekë. Pra ky është  celësi i suksesit pamvarësisht rrethanave , faktorëvë apo përfitimeve që sjell apo jo  ky pasion.  Pasi një pasion i kthyer në profesion ndoshta smund të ketë ato përfitime që do donim , por në këtë pikë secili nga ne duhet të mendojë edhe për higjenen mendore dhe pse jo të bëhët i sukseshëm në atë punë që do pasi dhe përfitimet mund ti rrisë vetë.
Pra të dashur miq të gjesh punën që do edhe kur mund të jesh fare pa punë nuk është  e pamundur, por do të thotë të ndërtosh fatin tënd mbi pasionin që ke.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...