Thursday, October 22, 2020

Si të formulojmë postimet për punë për të tërhequr kandidatë cilësorë?

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Foto 20Marrëdhënia mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit mund të shihet në dy këndvështrime. Nga njëra anë, kandidatët duhet të fokusohen jo vëtëm në nevojat e tyre, por çfarë mund të bëjnë ata për organizatën. Nga ana tjetër, i njëjti princip qëndron edhe për punëdhënësin. Në qoftë se kërkoni që dikush të punojë për ju, duhet t’i japepni një arsye. Sigurisht, shumë kandidatë aplikojnë sepse kanë nevojë për punë dhe do të ishin të gatshëm ta pranonin pa kushtëzime. Le të supozojmë, se ju po kërkoni kandidatë që nuk kërkojnë domosdoshmërisht një punë, pasi mund ta kenë një.

Sipas një studimi të kryer, dhënia e informacionit për atë çfarë punëdhënësi mund të ofrojë (jo vetëm ato cilësi për të cilat ka nevojë) tërheq aplikantë më cilësorë. U vu re që këto lloj postimesh u zgjodhën nga më shumë aplikantë dhe cilësia e tyre ishte tre fishuar.

Disa argumente pro dhe kundër këtij fenomeni janë:

Kërkesa – Aftësi

 

  • Aplikanti do të ketë aftësi komunikimi dhe shkrimi të shkëlqyera.
  • Kërkohen njerëz të cilët duan të kontribuojnë në punën kolektive dhe janë të përkushtuar për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimin.
  • Kërkohen individ që janë të interesuar në zgjerimin e vazhdueshëm të aftësive të tyre.
  • Aplikanti duhet të mbështesë në mënyrë entuziaste dhe të kooperojë me anëtarët e tjerë për arritjen e zgjidhjeve efektive të problemeve.
  • Kërkohen njerëz që ndërmarrin riskun dhe inspirojnë të tjerët në arritjen e misionit të organizatës.

Nevoja – Mundësi

  • Aplikanti do të ketë mundësinë të punojë në shumë fusha dhe të zhvillojë aftësitë e tij.
  • Puna do të jetë shpeshherë autonome, pra aplikanti do të punojë në shumë çështje me supervizim minimal.
  • Ky pozicion është për një projekt të rëndësishëm, kështu që aplikanti që do të përzgjidhet do të japë një kontribut të madh në organizatë.
  • Punonjësve u jepen shumë mundësi për përparim brenda organizatës.
  • Aplikanti do të ketë shumë mundësi për të bashkëpunuar me njerëz të talentuar.

Ideja është mjaft e thjeshtë: Në qoftë se kërkoni të tërhiqni aplikantë cilësorë, jepuni një arsye për ta dashur atë punë. Vendoseni vetën në vendin e punëkërkuesit. Kuptoni çfarë do të dëshironte një aplikant në punë dhe vendoseni informacionin në njoftimet tuaja të punës.

Siç dihet, përveç pagës dhe vendodhjes së punës, përparimi në punë është një nga faktorët më kryesorë që i bën kandidatët ta përzgjedhin një vend pune.

Sigurohuni që kandidatët ta dinë çfarë ofron organizata juaj. Në qoftë se nuk ju vjen asgjë në mendje, duhet t’i riktheheni sërish artikullit.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...