Wednesday, October 28, 2020

Si të fitoni një vend pune për të cilin jeni të mbikualifikuar?

Duhen lexuar

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Foto 1Vjen ndonjë moment i caktuar në jetë kur gjithsecili nga ne mendon të paktën një herë  të ndryshojë karrierën, ose thjesht të gjejë një balancë midis punës dhe jetës duke aplikuar  kështu për pozicione pune të ndryshme nga ato që mund të kemi  provuar më parë. Cilado që të jetë arsyeja, në këtë moment të jetës e gjejmë veten duke aplikuar për një punë për të cilën mund të jemi më tepër të kualifikuar seç duhet.

Problemi me kandidatët e mbikualifikuar është se punëdhënësit i dallojnë ata menjëherë dhe dalin në konkluzionin se persona të tillë në momentin që gjejnë një punë më të mirë dhe që u përshtatet atyre, janë të gatshëm të heqin dorë nga puna e parë për të cilën ishin të mbikualifikuar. Sigurisht asnjë nga punëdhënësit nuk e do një gjë të tillë, për faktin se secili prej tyre kërkon punonjës stabël  dhe të qëndrueshëm.

Për të qenë të sinqertë arsyeja se pse ju po aplikoni në një punë për të cilën jeni më i kualifkuar seç duhet, është se thjesht keni  nevojë urgjente për punë, çfarëdolloj qoftë ajo. Mirëpo për tu pranuar në punë në një situatë të tillë duhet të jeni të kujdesshëm që punëdhënësi mos ta kuptojë mbikualifikimin tuaj për atë pozicion pune. Më poshtë jepen disa këshilla për ndërtimin e CV-së dhe letrës së motivimit kur jeni më tepër i kualifikuar sesa duhet.

Minimizo paraqitjen e shumë titujve dhe diplomave: Normalisht kur aplikojmë për një punë, për t‘i bërë përshtypje punëdhënësit mundohemi të vëmë në dukje arritjet tona më të mëdha. Në kontekstin e situatës për të cilën po diskutojmë, rekomandohet të listohen diplomat e niveleve bachelor dhe/ose master në varësi nga pozicioni për të cilin ju po aplikoni.

Fokusohu në listimin e aftësive më shumë sesa të eksperiencave: Kjo do të thotëqë të listohen vetëm ato gjëra që i përshtaten më mirë pozicionit për të cilin po aplikoni, ndërsa të tjerat të lihen mënjanë.

Shpjego pse e do këtë punë më shumë se punët e tjera: Mundohu të demonstrosh interesin që ke për këtë punë si edhe kontributet që ti mendon se do të japësh në atë organizatë. Ju duhet të bindni punëdhënësin që jeni vërtetë i interesuar për këtë punë dhe se nuk jeni thjesht duke kërkuar për një punë që do ta lini në të ardhmen për diçka tjetër më të mirë.

Fokusohu në nevojat e punonjësit: Bëjuani  të qartë punëdhënësit faktin sesi ju do i kryeni të gjitha detyrat që do të ju ngarkohen si edhe theksoni përfitimet që ju mendoni se do i sillni organizatës. Bëni kërkime për kompaninë, demonstroni  që ju i kuptoni problemet me të cilat ajo po përballet si edhe prezantoni zgjidhjet  tuaja për këto probleme.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...