Sunday, April 18, 2021

Si te evitoni nje dite te keqe ne pune.

Duhen lexuar

QUIZ: Cili është mëngjarash?

Shikoni me vemendje figurën. Përgjigjja e saktë: NR 5

Mberrini vone ne pune? Cili ishte justifikimi?

Të gjithëve na ka ndodhur të mos arrijmë në orar në punë. Na ndodhin gjëra të paparashikuara, nuk zgjohemi mirë në mëngjes, na shkojnë...

Si te vendosni punen vullnetare ne nje CV?

Fakt: Punëdhënësve u pëlqen të shohin që ju keni kryer punë vullnetare. Kjo është mënyra se si ta vendosni dhe ta nënvizoni...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Si te evitoni nje dite te keqe ne pune dhe si te procedoni me detyrat perkatese. Keshilla.

  • Merrni një telefonatë të rëndësishme?

Një klient ju telefonon dhe dëshiron të flasë me ju për ide të reja. Problemi është se ju jeni zgjuar me humor të keq dhe nuk është aspak momenti ideal për ju që të diskutoni me klientin.

Si të veproni?

Praktikisht kur punoni me klientë është e vështirë që t’i pyesni ato për një takim në një moment tjetër apo që të komunikoni nëpërmjet email-it.

Hapat që duhet të ndiqni:

Hapi 1: Jepini vetes tuaj pak kohë sa për te parë shënimet tuaja dhe përpiquni të theksoni gjërat kryesore.

Hapi 2: Përpiquni të keni një bisedë sa me të shkurtër dhe miqësore me klientin duke u perqendruar vetem ne pikat e veçuara.

  • Keni një bisedë të vështirë me bashkëpunëtorët?

Në listën e detyrave keni dhe një takim të vështirë me bashkëpuntorët tuaj. Kur jeni me humor të keq bëhet praktikisht e pamundur të përmbani zemërimin ose inatin tuaj dhe t’i qaseni asaj bisede në mënyrë të përshtatshme.

Hapat që duhet të ndiqni:

Hapi 1: Përpiquni të shtyni takimin ose ne pamundesi perpiquni t’i jepni kohe vetes, te qetesoheni duke pire nje kafe apo nje çaj, në mënyrë që të jeni të përgatitur mendërisht dhe emocionalisht per takimin.

Hapi 2: Përgatituni që në bisedë të artikuloni rezultatin tuaj të dëshiruar dhe të mos merreni me zgjatje te temes apo me hollesira te panevojshme. Sa me e fokusuar te jete biseda aq me e lehte do te jete per ju menaxhimi i situates.

  • Kthimi i përgjigjes të një emaili që ju nervozon

Sapo ju është kthyer përgjigje nga menaxheri juaj mbi një raport, i cili ju nervozon.

Si të veproni?

Shumica e email-eve nuk janë aq urgjente. Kur behet fjale per urgjenca, personi ka shume te ngjare te planifikoje një takim urgjent. Ndaj, ndiqni keto hapa:

Hapi 1:  Nëse ju nevojitet kohë jepini vetes disa orë (ose dhe një ditë) që të qetësoheni dhe më pas të ktheni një përgjigje.

Hapi 2:

Nëse është urgjente, merrni pak kohë në hartimin e një përgjigjeje të përshtatshme. Pastaj, lëreni atë si një draft dhe kthehuni disa minuta më vonë dhe shikoni nëse tingëllon mirë. Mund t’a drejtoni gjithashtu tek një mik apo koleg për t’a rishikuar.

  • Marrja e një vendimi

Dikush po pret që ju të vendosni për buxhetin mujor dhe me cilën alternativë do të vazhdoni përpara.

Si mund t’a beni këtë zgjedhje në këtë moment?

Si të veproni?

Hapi 1: Nëse nuk është urgjente është më mirë të zgjasni afatin tuaj në mënyrë që të merrni vendimin më të mirë. Nëse e bëni këtë, njoftoni çdo palë në pritje dhe premtoni që do t’i ktheheni atyre në një ditë të caktuar në një kohë të caktuar në mënyrë që të gjithë të kenë të njëjtat pritshmmëri.

Hapi 2: Zakonisht kjo vendimmarrje nuk behet nga sot per neser, ndaj per keto lloj vendimesh ju keni patur kohe te mendoheni dhe ne te tilla raste mund të drejtoni idenë tuaj te një palë e tretë (profesioniste) për të marrë një perspektivë dhe gjykim të jashtëm. Dhe vendimin e merrni qofte edhe ne nje dite te keqe si kjo, por te bazuar paraprakisht mbi nje vleresim profesional.

  • Paraqisni ose plotësoni një detyrë kryesore

Deri në fund të ditës sot, menaxheri juaj pret një propozim të rëndësishëm me shkrim nga ju.

Duke qenë se nuk ndiheni mirë, jeni të bindur që nuk do t’a realizoni në kohë.

Si të veproni?

Hapi 1: Nëse keni nevojë për një zgjatje të afatit (dhe ndiheni rehat për të kërkuar një të tillë), atëherë bëjeni. Mund t’i thoni shefit tuaj se e keni realizuar detyrën por, nuk është puna juaj më e mirë. Menaxheri juaj mund të përgjigjet duke ju dhënë pak më shumë kohë – pa qenë e nevojshme ta kërkoni në mënyrë të qartë atë.

Hapi 2: Nëse nuk ka mundësi shtyrjeje në kohë, përpiquni të bëni aq sa mundeni dhe njëkohësisht kërkoni ndihmë nga koleget tuaj apo miqtë që mund t’ju ndihmojnë në të tilla rastesh.

Shpresojmë t’jua kemi lehtësuar disi ditën e punës sot. ^-^ Ndërkohë mund të humbisni pak mendjen me disa lojera, teste personaliteti apo te lexoni horoskopin e karrieres per shenjen tuaj, ne linkun ne vijim:

https://www.duapune.com/blog/lojera-argetuese-dhe-humor

duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

QUIZ: Cili është mëngjarash?

Shikoni me vemendje figurën. Përgjigjja e saktë: NR 5

Mberrini vone ne pune? Cili ishte justifikimi?

Të gjithëve na ka ndodhur të mos arrijmë në orar në punë. Na ndodhin gjëra të paparashikuara, nuk zgjohemi mirë në mëngjes, na shkojnë...

Si te vendosni punen vullnetare ne nje CV?

Fakt: Punëdhënësve u pëlqen të shohin që ju keni kryer punë vullnetare. Kjo është mënyra se si ta vendosni dhe ta nënvizoni...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Studioni ne SHBA per programet bachelor, master apo doktorature.

Nje lajm i mire na vjen nga American Corner Tirana. Jeni të interesuar të studioni në ShBA? Keni pyetje...