Friday, October 23, 2020

Si të aplikoni dhe të fitoni një pozicion për të cilin jeni i mbikualifikuar

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Foto 41Për shumë arsye, në një moment të jetës, mund të jeni duke kërkuar një punë ku jeni i mbikualifikuar. Kjo mund të ndodhë sepse ju mund të doni një punë më të lehtë për të vënë një balancë midis punës dhe jetës suaj ose ndoshta sepse keni kohë që kërkoni një punë që t’ju përshtatet dhe nuk e keni gjetur. Në rastin e fundit, ju nuk duhet t’ia bëni të ditur punëdhënësve që keni kohë që e kërkoni një punë sepse do të dukeni sikur keni aplikuar thjesht sepse keni shumë nevojë për një punë.

Më poshtë janë disa këshilla për CV-në dhe letrën e motivimit në rastet kur jeni i mbikualifikuar për një pozicion.

1. Listoni diplomat dhe titujt që keni

Nëse keni shumë vite arsimim, mjafton të përmendni ato më të fundit si dhe diplomat që keni marrë. Gjithashtu përmendni tituj nëse keni, sepse kështu krijoni përshtypje të mira.

2. Fokusohuni më shumë tek aftësitë tuaja se sa tek eksperiencat

Nëse keni punuar më parë në sektorin e burimeve njerëzore dhe tani jeni duke aplikuar për pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, mos e shkruani pozicionin e mëparshëm në CV-në tuaj, shkruani vetëm vitet që keni punuar. Theksoni më së shumti aftësitë që ju bëjnë juve një kandidat ideal për pozicionin.

3. Shpjegoni që ju doni pikërisht këtë pozicion dhe jo një punë çfarëdo

Letra e motivimit është mundësia që ju keni për të përshkruar veten. Megjithëse mund të jeni i sigurtë që letra juaj e motivimit nuk do të lexohet, ju duhet ta shkruani atë gjithsesi. Shpjegoni në letrën e motivimit pse ju doni pikërisht këtë punë.

Tregohuni entuziastë dhe shkruani ato kontribute që mendoni se do t’i jepni kompanisë. Duhet të jeni të zgjuar që të tregoni se ju doni atë pozicion dhe jo një pozicion tjetër çfarëdo derisa një pozicion më i mirë t’ju ofrohet.

4. Fokusohuni në nevojat e punëdhënësve

Bëni disa kërkime për kompaninë, për problemet dhe ecurinë e saj kohët e fundit. Shpjegoni në letrën e motivimit se ju i keni shumë të qarta interesat dhe qëllimet e kompanisë dhe se ju do të përpiqeni që të rritet produktiviteti i kompanisë, duke ofruar zgjedhje të mundshme si dhe përkushtim në punën tuaj.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...