Thursday, February 25, 2021

Si ta menaxhojmë ndryshimin tek një person?

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

g2Kur konsiderojmë ndryshimin, në përgjithësi mendojmë për të prekshmen, të matshmen, ngjarjet që ndikojnë tek njerëzit apo praktikat në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, disa ndryshime janë shumë të vështira për tu dalluar dhe shumë të ndërlikuara për tu menaxhuar. Këtu, flasim për ndryshimet që hasim tek njerëzit që janë rreth nesh çdo ditë. A keni menduar ndonjëherë pse një ditë një person me të cilin punoni duket i gëzuar dhe miqësor dhe ditën tjetër i mërzitur? Një ndryshim i pashpjegushëm në një person mund të jetë i vështirë për tu kuptuar, dhe i vështirë për të punuar me ta. Por, nuk është asgjë e pamundur, disa këshilla për të menaxhuar ndryshime të tilla ju do ti lexoni më poshtë.
Nuk është e domosdoshme të kënaqim dëshirat dhe tekat e të tjerëve, si dhe ciklet emocionale që pësojnë ndryshime të vazhdueshme tek kolegët tanë. Ajo cka mund të na ndihmojë është të mësojmë të menaxhojmë ndryshimet.
Jo pak herë kemi dëgjuar apo përjetuar eksperienca se si një klienti ynë një ditë ishte shumë i gëzueshëm,  kurse ditën tjetër armiqësor .
Hapi i parë në menaxhimin e ndryshimeve në njerëz është për tu njohur me to. Nëse ju keni marrëdhënie shumë të mira pune me një koleg, i cili është vazhdimisht miqësor dhe me humor, dhe papritmas ditën tjetër duket i revoltuar, me një shpërthim të paarsyeshëm ai mund të jetë tronditës. Kjo është më e  lehtë të kuptohet se disa ngjarje personale ose ngjarje të lidhura me punën që ka shkaktuar këtë sjellje të paarsyeshme, dhe kjo e bënë më të lehtë për të menaxhuar. Në këtë rast taktika më e mirë do të ishte që të qëndrojnë të qetë, dhe të tregohen të sjellshëm për të bërë pyetje efikase se si mund ti vijnë në ndihmë.
Ky ndryshim në sjellje mund të jetë më i qartë kur një ngjarje ose një seri ngjarjesh mund të jenë faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në sjelljen e një personi.
Ndoshta një ndihmë shumë e mirë kur ne vërejmë ndryshime  mund të jetë të pyesim vetë kolegun tonë të punës, pse janë këto shqetësime prezente dhe si mund të ndihmoni. Shpjegoni  që ju e keni vënë re një ndryshim në sjelljen e tij/saj dhe do të dëshironit ta ndihmonit. Tregohuni i qetë por këmbëngulës.
Nga ana tjetër, ne kemi ndryshime fizike, të cilat kërkojnë një trajtim me ndjeshmëri. Tregohuni të ndjeshëm, asnjëherë tallës. Si menaxher kjo mund të jetë përgjegjësia juaj për të ndihmuar në këtë ndryshim. Bisedoni me atë se si ndikon ky ndryshim tek të tjerët, dhe në rutinën e zakonshme.
Menaxhimi i ndryshimeve tek njerëzit mund të jetë shumë i vështirë. Njerëzit janë shpesh të rezervuar në lidhje me gjërat që ndikojnë jetën e tyre. Mos harroni, asnjëherë mos kërkoni detaje për jetën e tyre personale, ju mund ta menaxhoni ndryshimin në mënyrë rezultative duke dhënë shtysë që kolegu të reflektojë mbi situatën.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...