Sunday, April 18, 2021

Si ta mbyllim suksesshëm një intervistë pune?

Duhen lexuar

QUIZ: Cili është mëngjarash?

Shikoni me vemendje figurën. Përgjigjja e saktë: NR 5

Mberrini vone ne pune? Cili ishte justifikimi?

Të gjithëve na ka ndodhur të mos arrijmë në orar në punë. Na ndodhin gjëra të paparashikuara, nuk zgjohemi mirë në mëngjes, na shkojnë...

Si te vendosni punen vullnetare ne nje CV?

Fakt: Punëdhënësve u pëlqen të shohin që ju keni kryer punë vullnetare. Kjo është mënyra se si ta vendosni dhe ta nënvizoni...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Waiting for an interview
Waiting for an interview

Përshtypja e parë që krijon tek njerëzit kur i takon për herë të parë është shumë e rëndësishme dhe mund të zgjasë shumë. E njëjta gjë ndodh kur largohesh, ju mund të përforconi atë përshtypje të parë të mirë që krijuat ose të shkatërroni të gjithë punën e mirë që keni bërë. Njerëzit i mbajnë mend shumë mirë gjërat e fundit që keni thënë ose keni bërë.

Shpeshherë ndodh që kur mbaroni intervistën, ju ndjeheni të çliruar, situatë e cila ndikon sjelljen tuaj. Qëndroni të gatshëm derisa të jeni larguar nga vend i intervistës. Madje ju mund të përdorni minutat e fundit të intervistës për të rritur mundësitë tuaja për një përshtypje sa më pozitive.

 Përshëndetja kur largoheni

  • Zakonisht është intervistuesi ai që sinjalizon fundin e intervistës.

Çfarë të bëni?

  • Qëndroni i ulur derisa intervistuesi të ngrihet.
  • Mblidhni gjërat tuaja, në mënyrë që të mos ketë pritje të pakëndshme kur të jesh gati për tu larguar.

Çfarë të thoni?

  • Lejoni intervistuesin të thotë “Mirupafshim” dhe më pas përgjigjuni.
  • Nëse ai/ajo nuk e bën i pari, atëherë merreni ju iniciativën.
  • Përshëndesni duke përdorur shprehje të tilla si “Kënaqësi që ju takova”.
  • Shtrëngoni duart. Nëse intervistuesi nuk e bën i/e pari, atëherë bëjeni ju i pari.

Duke u larguar nga zyra dhe ndërtesa..

  • Mbani një qëndrim profesional derisa të largoheni plotësisht nga ndërtesa. Edhe nëse nuk ka njerëz, mund t’ju vëzhgojnë me anë të kamerave.
  • Shmangni ndezjen e cigares menjëherë pasi largoheni nga zyra e intervistës.
  • Mos harroni të përshëndesni dhe falenderoni recepsionisten.

Çfarë nuk duhet të thoni?

“Shpresoj të dëgjohemi”.

“Ju lutem mos harroni të më njoftoni për rezultatin”.

“Më falni për vonesën”.

“Shpresoj të gjeni personin e duhur” (Mbani mend që ju duhet të supozoni se jeni personi i duhur, ky është imazhi që duhet të kultivoni).


“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

QUIZ: Cili është mëngjarash?

Shikoni me vemendje figurën. Përgjigjja e saktë: NR 5

Mberrini vone ne pune? Cili ishte justifikimi?

Të gjithëve na ka ndodhur të mos arrijmë në orar në punë. Na ndodhin gjëra të paparashikuara, nuk zgjohemi mirë në mëngjes, na shkojnë...

Si te vendosni punen vullnetare ne nje CV?

Fakt: Punëdhënësve u pëlqen të shohin që ju keni kryer punë vullnetare. Kjo është mënyra se si ta vendosni dhe ta nënvizoni...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Studioni ne SHBA per programet bachelor, master apo doktorature.

Nje lajm i mire na vjen nga American Corner Tirana. Jeni të interesuar të studioni në ShBA? Keni pyetje...