Saturday, January 16, 2021

Si ndikon timbri i zërit tuaj në një intervistë pune

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Foto 44Një CV e mirë sigurisht që është e rëndësishme, por zëri juaj gjatë intervistës është gjithashtu një element që mund t’ju ndihmojë të fitoni një punë. “Flisni në mënyrë që të dëgjoheni!” Ky është një mesazh që vjen nga studimet e kryera në Universitetin e Biznesit në Çikago. Studentëve të këtij universiteti iu kërkua që të krijonin një fjalim për aplikimin në një pozicion në një kompani që ata dëshironin më shumë. Këto fjalime u shkruan në letra dhe gjithashtu u regjistruan. Më pas punëdhënës dhe rekrutues hipotetikë dëgjuan dhe lexuan këto fjalime.

Studiuesit zbuluan se rekrutuesit dhe punëdhënësit e vlerësonin një kandidat si më shumë të përshtatshëm dhe më të zgjuar kur ata e dëgjonin fjalimin e tyre se sa thjesht kur e lexonin atë, edhe kur fjalët ishin të njëjta. Një nga profesorët e Universitetin të Çikagos, gjithashtu autor i studimit, Nicholas Epley u shpreh se fjalimi i një personi ndihmon për të kuptuar kapacitetin e tij për të menduar dhe për të arsyetuar.

Çfarë rezultatesh të rëndësishme nxori ky eksperiment?

Shumë punëdhënës në ditët e sotme preferojnë komunikimin online ose me anë të email-eve dhe kështu duket e vështirë t’i bëni ata të dëgjojnë zërin tuaj. Ju duhet të shikoni mundësitë për të pasur një takim të drejtpërdrejtë me punëdhënësin.

Si mund ta bëni këtë?

Përpiquni të gjeni ngjarjet kryesore të tyre për të parë nëse kanë ndonjë seminar publik, ose kërkoni LinkedIn-in e tyre dhe përpiquni t’i kontaktoni ata për të caktuar një intervistë, ose shfytëzoni rrjetin tuaj të njohjeve për një takim më atë punëdhënës. Pas kësaj filloni të përgatisni një fjalim unik për veten tuaj.

Nëse keni problem me emocionet, duhet të filloni të praktikoheni për t’i eleminuar ato, pasi duhet të jeni një folës i mirë në publik që të rritet besueshmëria tek ju për gjërat që thoni. Sipas Nicholas Epley: “Kur jemi duke testuar inteligjencën e dikujt, është shumë e rëndësishme që zëri i tij të dëgjohet.” Kështu që një këshillë e mirë për ju do të ishte zhvillimi i aftësive komunikuese.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...