Google është i famshëm për të inkurajuar inovacionin duke i dhënë mundësi dhe leje inxhinierëve të tij të kalojnë nje ditë në javë duke u marrë me projekte që nuk lidhen me punët e tyre. Ndërkohë drejtuesit e kompanisë janë të shqetësuar që kompania po i lë idetë më të mira të ikin kot. Si rrjedhojë, Google po krijon procesin e parë formal për të shqyrtuar këto projekte “jo të zakonshme”, duke shpresuar identifikimin e ideve më të mira në kohë dhe përkushtimin e burimeve për të ndihmuar lulëzimin e tyre. Kompania ,gjithashtu, po punon në problemet e mbajtjes së punonjësve, të kujdesshëm që këto ide të mira të mos i cojnë ata drejt krijimit të kompanive të tyre individuale. (marrë nga Harvard Business Review (HBR), Qershor 2009)
Si mundet Google të ruaj inovacionin brenda tij?
“Miku juaj per pune dhe karriere” – duapune.com