Thursday, February 25, 2021

Si mund ta lë punën time me mirësjellje

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

Fotolia 32969545 Subscription LKontaktet që ju merrni në punë janë monedha juaj. Ish kolegët dhe ish punëdhënësit tuaj janë shumë të dobishëm për ndërtimin e rrjeteve të cilat janë të vlefshme kur ju të kërkoni për një tjetër punë. Këtu futet nevoja për referenca të vlefshme.

Për këto arsye, bëni çdo përpjekje që mos të armiqësoheni me askënd dhe mbani mardhënie të mira me sa më shumë njerëz që keni mundësi kur të largoheni nga kompania. Ju nuk e dini por në të ardhmen mund të keni nevojë për ta. Shpjegoni pse po largoheni dhe flisni sa më të qetë pa bërë vërejtje përçmuese për kompaninë që ata vazhdojnë të punojnë.

Përpara largimit:

Mendoni njerëzit e duhur
Shikoni rreth vetes dhe indetifikoni se kush mund t`ju ndihmojë në të ardhmen. Falenderoni shefin tuaj për mundësinë që ju ka dhënë dhe qartësoni se ju e keni vlerësuar shumë kohën që keni punuar  këtë kompani, pavarësisht nëse është e vërtetë kjo apo jo.

Përpiquni të flisni me menaxherët e tjerë. Tregojini  se ju e vlerësoni punën si pjesë e skuadrës së tyre edhe pse ju nuk keni qenë direkt të lidhur me ta.

Mbaroni punën tuaj
Mardhëniet tuaja të mira mund të prishen në çdo moment. Ju mund ti bëni javët e fundit më të vlerësueshme nëse ju i bëni të gjitha ato që duhen bërë duke i treguar çdokujt sa profesionist ju jeni. Nëse po prisni një pagesë bonus atëhere qëndrimi sa më të fokusuar në punën tuaj është më i rëndësishëm.

Krijoni dokumentin e dorëzimit
Ju duhet të kijoni një dokument dorëzimi për supervizorët tuaj. Ky dokument duhet të përmbajë detaje se ku janë dosjet e rëndësishme, fjalëkalimet, çdo lidhje e krijuar si dhe çdo gjë tjetër që mund të ndihmojë një punonjës të ri. Mos harroni të përfshini kontaktet e rëndësishme, numrat e telefonit, adresat e emailit dhe çdo gjë tjetër që mund të nevojitet.

Para se të largoheni mos u mburrni se ku jeni duke shkuar, se sa e madhe është kompania e re ose se sa ju do të fitoni. Bëhuni njerëzor dhe respektoni ndjenjat e atyre që jeni duke lënë pas. Kur të largoheni mos flisni keq për kompaninë dhe mos zbuloni sekretet e tyre. Kjo mund të ndikojë te ju në të ardhmen dhe punëdhënësi juaj i ri  mund ta pëcaktojë si pamaturi këtë veprim.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...