Tuesday, October 20, 2020

Si do të ndikojë Inteligjenca Artificiale tek puna e Rekrutuesve?

Duhen lexuar

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Ndikimi i ardhshëm i kompjuterëve në fuqinë punëtore është një temë e nxehtë. Teknologjia po përmirësohet në një ritëm të shpejtë dhe kompanitë po gjejnë mënyra më efikase për të kryer detyrat themelore.

Çfarë është inteligjenca artificiale (IA) dhe çfarë do të thotë për punonjësit dhe kompanitë?

John McCarthy, Profesori i Universitetit Stanford, përcakton inteligjencën artificiale si “shkencën dhe inxhinierinë për të bërë pajisje inteligjente, veçanërisht programet kompjuterike inteligjente.

Ndërsa kompanitë do të rrisin efikasitetin operacional, rreth një e treta e punëtorëve globalë pritet të zëvendësohen nga inteligjensa artificiale deri në vitin 2030.

Si do të ndikojë kjo gjë në rekrutimin e stafit?

Përderisa nuk ka shumë të dhëna të besueshme për efektin që IA do të ketë në rekrutuesit, shumica e raporteve tregojnë se profesionistët e burimeve njerëzore nuk do afektohen nga implementimi i teknologjive të reja. Pritshmëria është që rekrutimi dhe përdorimi i softuerëve do kenë shumë karakteristika që do e bëjnë më të lehtë punën e rekrutuesve.

Fjalë kyçe në CV dhe letrat e motivimit

Rekrutuesit shpesh kërkojnë aftësi të caktuara ose tituj të mëparshëm të punës kur përzgjedhin CV dhe letrat motivuese. Softueri i duhur i punësimit është në gjendje të skanojë këto dokumente dhe të zgjedhë fjalë kyçe që lidhen me profilin e punës. Kjo veçori kursen rekrutuesit një sasi të madhe të kohës duke i çliruar ata nga detyra e lodhshme për të lexuar një nga një CV-të dhe letrat e motivimit.

Eshtë e rëndësishme që të mos mbështetemi vetëm në funksionin e skanimit të fjalëve që sigurohet nga perdorimi i softuerit. Vetëm për shkak se një kandidat nuk përdor një term të caktuar në dokumentet e aplikimit nuk do të thotë se ata nuk janë të kualifikuar për këtë punë. Sugjerohet që të paktën të bëni një rishikim të shpejtë të çdo aplikacioni që vjen në mënyrë që të mos humbisni asnjë kandidat.

Mesazhet e automatizuar

Është e rëndësishme t’i mbani kandidatët të azhurnuar në statusin e aplikimit, ndërsa kompania juaj përparon përmes procesit të punësimit. Ju mund të shtoni mesazhe model në softuerin tuaj të punësimit që dërgohen automatikisht tek kandidatët në kohën e duhur. Rastet më të zakonshme janë kur ju merrni aplikimin e tyre ose keni nevojë të njoftoni ata që nuk janë më në shqyrtim për këtë pozicion. Caktimi i intervistave ose paraqitja e një letre oferte shpesh kërkon komunikime të personalizuara, por këto komunikime mund të dërgohen me postën elektronike.

IA nuk mund të identifikojë personin më të mirë për punën

Ndërsa IA pritet të ketë një ndikim të madh në fuqinë punëtore, rekrutuesit ka të ngjarë të tentojnë të ndihen të sigurtë në punën e tyre.  Sigurisht që rekrutuesit mund të përdorin softuere te ndryshme për të përmirësuar procesin e punësimit duke identifikuar aplikantët potencialë me fjalë kyçe të caktuara në CV-në e tyre. Në këtë mënyrë rekrutuesit mund të gjejnë lehtësisht se kush ia vlen të intervistohet dhe kush jo. Por ama, deri këtu mund të arrijnë përfitimet e teknologjisë. Sigurisht që Intervistat kërkojnë që të takoni çdo kandidat ballë për ballë dhe të mësoni se çfarë mund t’i ofrojnë kompanisë suaj.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...