Thursday, February 25, 2021

Ofrohet Shërbimi i Ndërmjetësimit

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

mediator-probNëse keni një mosmarrëveshje në fushën tregtare, të punës, familjare apo atë të të drejtës, këtë mosmarrëveshje mund ta zgjidhni nëpërmjet shërbimit të ndërmjetësimit.

Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës –  NDËRMJETËSUESIT

Duke u drejtuar tek NDËRMJETËSI, palët në mosmarrveshje do të sigurojnë një zgjidhje të shpejtë jashtëgjyqësore dhe ekonomikisht efektive sepse procesi i përshtatet nevojave të palëve. Marrëveshjet që rezultojnë nga ndërmjetësimi janë të mundshme për t’u ekzekutuar vullnetarisht dhe kanë tendencën për të ruajtur marrëdhënien miqësore ndërmjet palëve.  Vlen parimi se ndërmjetësimi është një proces vullnetar në kuptimin që palët janë zot të procesit dhe mund ta organizojnë atë si duan dhe mund ta mbarojnë atë kur duan.
Ndërmjetësimi synon të arrijë një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari e pavarur, që ushtrohet nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë në përputhje me Ligjin PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE.

Qendra SRC&IT ju ofron shërbim ndërjmejtësimi nëpërmjet ndërmjestësuesve të certifikuar nga Ministria e Drejtëisë:

• në çështjet civile dhe familjare, kur ndërthuren interesat e të miturve;
• në çështjet e pajtimit në rastet e zgjidhjes së martesës, të parashikuar nga neni 134 i Kodit të Familjes;
• me karakter pasuror, për kërkimin e sendit, për paditë mohuese e për paditë për pushimin e cenimit të posedimit.

Shërbimi i Ndërmjetësimit

•  në krahasim me një proçes gjyqësor kursen kohë, para dhe energji për zgjidhjen e një mosmarrëveshje duke siguruar zgjidhjen e çështjes me efikasitet, drejtësi dhe paanshmëri, si dhe në mënyrë profesionale e pa paragjykime ndaj palëve apo çështjes, objekt ndërmjetësimi.
Ndërmjetësimi është vullnetar dhe palët në mosmarrëveshje janë të lira:
• është tepër konfidencial dhe siguron plotësisht privacinë e palëve
• orientohet kryesisht nga interesat ekonomike dhe morale të palëve, pa dëmtuar të tretët jashtë çështjes
• respekton fleksibilitetin e transparencës së procedurave dhe të vullnetit të palëve në proces
• ruan marrëdhëniet e mira miqësore midis palëve edhe në të ardhmen
• mbart vlera të larta shoqërore, si arritje e mirëkuptimit të tyre, pa imponimin e një autoriteti të jashtëm duke u bazuar në parimin e barazisë së palëve

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...