Sunday, January 17, 2021

Shendet, Pune, Dashuri apo Lojera !

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Jeta pas universitetit

Ju ndoshta keni menduar se si do të jetë jeta pas universitetit, jo më leksione të gjata, mësime, netë pa gjumë në bibliotekë. Më në fund jeni gati për atë moment që keni ëndërruar të dilni në skenë dhe të merrni çertifikatën tuaj të diplomimit. Urime! Ju keni bërë një rrugë të gjatë për të arritur këtu ku jeni sot, por pjesa më e gjatë tani qëndron para jush …

Përcaktimi i rrugës tuaj të karrierës!

Ju mund të keni menduar që të kesh një karrierë të mirë do të thotë të marrësh nota të mira, pastaj të keni një punë të qëndrueshme dhe pastaj të ngjitni shkallët e karrierës? Ky perceptim nuk është i gabuar, por gjithashtu nuk është opsioni i vetëm!

Në botën në të cilën jetojmë – ka mundësi të pafundme për të bërë gjithçka që dëshironi dhe për të qenë të suksesshëm.

Këto janë hapat më të rëndësishëm që duhet të ndiqni për përcaktimin e rrugës suaj të karrierës:

Hapi 1 – Bazat e karrierës suaj

Gjëja e parë që duhet të merrni në konsideratë është se karriera dhe puna juaj janë vetëm një pjesë e jetës tuaj dhe se puna juaj duhet të përshtatet me jetën tuaj. Për të pasur një jetë të lumtur dhe të përmbushur, duhet të ketë një ekuilibër në të gjitha fushat e jetës suaj. Për shembull, duke kaluar shumë kohë nga jeta dhe energjia juaj të përqendruar në punë do të shkatërrojë aspekte të tjera të jetës suaj siç janë marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ruani ekuilibrin jetë-punë për të siguruar që këto gjëra të mos fillojnë të dëmtojnë njëra-tjetrën.

 Hapi 2 – Vlerësimi i jetës

Ju njohim me një ushtrim të shpejtë që mund të bëni për t’u siguruar që të mbani ekuilibrin tuaj të punës dhe jetës. Ushtrimi quhet” Life Dashboard”, dhe në këtë ushtrim, jeta juaj është e ndarë në 4 zona – Shëndet, Punë, Dashuri dhe Lojëra.

  • Shendeti

Me shëndet, nënkuptohet të jeni të shëndetshëm, mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht. Mënyra se si e trajtoni shëndetin tuaj varet plotësisht nga ju, por pasi të keni kuptuar se çfarë do të thotë shëndet për ju, do të duhet t’i kushtoni vëmendje. Se sa i shëndetshëm ndiheni do të ndikojë ndjeshëm në mënyrën e trajtimit të fushave të tjera të jetës tuaj …

  • Puna

Do të ishte mirë që ju të mendoni për çdo gjë që bëni që e konsideroni punë, qoftë e paguar apo e papaguar.

  • Lojerat

Lojërat kanë të bëjnë me atë që ju sjell gëzim, çdo aktivitet që ju bën të lumtur.

  • Dashuria

Dashuria ka të bëjë me marrëdhëniet tuaja. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe asaj që bëni, pasi marrëdhëniet ndikojnë në fushat e tjera të jetës tuaj, veçanërisht në punën tuaj.

Vlerësojini këto 4 apsekte sipas prioritetit tuaj dhe filloni të planifikoni karrierën në bazë të kësaj liste.

Hapi 3 – Vlerat & besimet tuaja

Gjëja tjetër për të cilën do të duhet të mendoni kur po zgjidhni se çfarë të bëni më pas, janë vlerat dhe besimet tuaja. Ajo që është e rëndësishme për ju si në punë ashtu edhe në jetë.

Që të jeni të kënaqur me punën që bëni, duhet të merren parasysh edhe vlerat tuaja.

Sigurohuni që të jeni shumë të qartë në atë në të cilën besoni, cilat janë vlerat tuaja dhe kur jeni duke kërkuar punë, sigurohuni që puna dhe kompania që zgjidhni të jenë në linjë me këto. Kjo do ta bëjë më të lehtë procesin tuaj të aplikimit, pasi do të jeni në gjendje të dalloheni nga kandidatët e tjerë.

Hapi 4 – Faza e meditimit

Gjëja tjetër që duhet të bëni është të mendoni për atë që ju pëlqen të bëni. Mendoni për gjëra që ju tërheqin vërtet, gjëra që kur i bëni, ju bëjnë të humbni sensin e kohës dhe të ndiheni plot energji. Kjo quhet faza e meditimit.

Merrni një moment edhe mendoni se cilat aktivitete ju vendosin në atë gjendje?

Mendoni gjithashtu për pikat tuaja të forta – në çfarë jeni mirë? Kur mendoni për aktivitetet që ju vendosin në një gjendje meditimi, disa nga pikat tuaja të forta do të lindin. Kushtojini vëmendje të madhe se çfarë do të dalë nga ky ushtrim.

Gjithashtu një ide e mire është të mendoni për personalitetin tuaj dhe çfarë lloji pune dhe mjedisi  do t’ju përshtateshin më shumë.

Është e rëndësishme që ju të jeni shumë të qartë se cilat janë vlerat tuaja, në çfarë besoni, cila gjëra dhe aktivitete ju pëlqejnë dhe cilat janë pikat tuaja të forta kryesore dhe tiparet e personalitetit.

Hapi 5- Brendi personal

Për “brendin personal” flitet shumë tani dhe për një arsye të mirë. Për të bërë diferencën në një treg pune mjaft konkurrues, duhet të keni një brend të fortë personal. Brendi juaj personal nuk përcaktohet nga një lloj shkronje ose një logo që ju zgjidhni për faqen tuaj të internetit, por sipas Jeff Bezos: “Brendi personal është ajo që njerëzit mendojnë për ty kur largohesh nga dhoma”.

Çfarë lloj përshtypje doni t’u jepni punëdhënësve të ardhshëm kur dilni nga dhoma?

A – A doni që ata të mendojnë se ju jeni kandidati më i mirë që kanë takuar ndonjëherë? Dikush që është i apasionuar për atë që bën me njohuritë kryesore të industrisë dhe ndërgjegjësimin tregtar?

OSE

B – A doni që ata të mendojnë se ju jeni thjesht “një tjetër kandidat”?

Brendi juaj personale përkthehet në gjithçka që bëni; çfarë thoni, si e thoni, çfarë postoni dhe besimet tuaja personale dhe vlerat tuaja gjithashtu.

Interesat tuaja janë një pjesë kryesore e brendit tuaj personal. Nëse doni të ndërtoni një karrierë të suksesshme, të përmbushur që ju sjell rritje dhe të ardhura, duhet të zgjidhni diçka që ju pëlqen t’a bëni dhe të keni një interes të vërtetë.

Që të dalloheni në këtë treg konkurrues të punës, duhet të siguroheni se po bëni të gjitha këto gjëra që shkojnë më lart,se sa thjesht dërgimi i rezymesë tuaj tek një punëdhënës.

 Hapi 6 – Tregu aktual i punës

Së fundmi, tregu aktual i punës, çfarë pritet dhe çfarë mund të bëni tani për të marrë rezultatet më të mira në kërkimin tuaj të punës.

Tregu aktual i punës është jashtëzakonisht konkurrues dhe megjithëse po përballemi me kohë të vështira, nuk do të thotë që kompanitë nuk po punësojnë. Ka shumë kompani që vazhdojnë të rriten dhe të punësojnë, pavarësisht nga gjithçka që po ndodh tani. Nëse po mendoni se nuk duhet të kërkoni punë tani për shkak të situatës, atëherë gaboni. Tani është koha më e mirë për të filluar krijimin e kontakteve dhe të provoni gjëra të reja për të përfituar në karrierën tuaj të ardhshme.

Nuk eshte asnjehere heret apo vone per te kerkuar pune! Kerkoni me shume nga vetja, ju nuk e dini ende se sa te afte jeni dhe se çfare mund te jeni te afte te beni!

duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...