Në kërkim të një pozicioni pune në Marketing? – Ju njohim me shembullin e CV-së për rastin tuaj.
Nëse jeni në kërkim të një pozicioni tjetër pune në fushën e Marketing-ut, përdorni këtë shembull CV -e, në mënyrë që të fitoni pozicionin e punës që dëshironi.
Vendosni një seksion të veçantë për arritjet tuaja kryesore. Nëse jeni i ri në këtë fushë, provoni të mendoni për mënyra të tjera (të rëndësishme) në të cilat jeni dalluar. Vendosni këto në një seksion të Aftësive kryesore nën deklarimin tuaj personal.
Gjithashtu, jini specifik në përshkrimet tuaja. Nëse keni arritur shitje, rekorde ose keni arritur 100% të synimit tuaj mujor, permendjani punëdhënësit tuaj të mundshëm këtë.
Shembull
Deklarata Personale
I orientuar drejt rezultateve, i ndërgjegjshëm dhe efikas. Menaxher i marketingut dhe komunikimeve me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e eventeve, marketing-ut dhe administrimit. Me aftësi shumë të mira në dizajn, kuptim të audiencës së mundshme, aftësi InDesign dhe Photoshop. Jam në gjendje të krijoj komunikime tërheqëse të cilat nxisin ndërveprime. Komunikim shembullor dhe aftësi të mira në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët. Punoj mirë nën presion dhe përballoj shumë detyra për të arritur qëllimet në afate me kohëzgjatje të shkurtër.
Aftësitë Kryesore
Rezultate të arritura. Shembuj
- Plotësisht i përgjegjshëm për praninë e mediave sociale – me rezultate në rritje të konsiderueshme të angazhimit dhe trafikut të shitjeve (+28% çdo muaj).
- Krijuar një nga kontratat më të mëdha të kompanisë (negociatat në vazhdim); fituar një kontratë me vlerë xxx.
- Organizuar një ngjarje një-ditore të shitjeve VIP, duke rezultuar në vëllime të mëdha të trafikut në internet.
- Siguruar analiza dhe krahasime për XXX, krijuar dhe menaxhuar tetë (8) ngjarje muzikore të sponsorizuara që përfshinin vota publike të mediave sociale për artistët, duke arritur gjithsej 38,000 të pranishëm.
Historia e Punësimit
01/2013 – Aktualisht,
Menaxher Marketingu, Kompania
- Mban përgjegjësinë e plotë për të gjitha çështjet e marketingut dhe komunikimit
- Ka përgjegjësi të plotë për vendimet e dizajnit të stendave, furnizimin me ushqime dhe dhuratat për panairin e industrisë
- Siguron këshillim të marketingut për fushata specifike dhe lidhje me palët e interesuara të brendshme
- Mirëmban dhe përditëson faqen e internetit të kompanisë dhe faqet e marketingut të brendshëm
- Drejton në mënyrë proaktive, përgatit dhe shkruan të gjithë komunikimin, për shembull njoftimet e ndërmarrjes
06/2009 – 01/2013
Ekzekutiv i marketingut dixhital, Kompania …
- Kryen analiza të avancuara të tregut dhe konkurrencës, duke nxjerrë në pah mundësitë dhe trendet
- Analizim dhe monitorim i kryer i KPI-ve në internet, dhe optimizimi i fushatës ROI
- Mori përgjegjësinë e plotë për praninë e faqes Skandinave dhe mediat sociale, ofertat e përkthyera dhe të adaptuara në Mbretërinë e Bashkuar, duke rezultuar në një rritje të konsiderueshme të angazhimit dhe trafikut (+ 28% çdo muaj)
- Bashkëpunimme me call center/ departamentet online në lidhje me synimet, duke identifikuar produkte me lëvizje të ngadaltë
05/2009 – 06/2009
Asistent Marketingu (Internship), Kompania …
- Konceptoi, prodhoi dhe shpërndau newsletters
- Kryerja e raportimit dhe monitorimit ditor të KPI-se
- Krijuar një ngjarje një-ditore të shitjeve VIP duke rezultuar në rritje me 4%
05/2008 – 05/2009
Ekzekutiv Shitjesh, Kompania
- Punoi krahas studimeve dhe iu ofrua një rol me kohë të plotë për shkak të aftësisë së mirë me shitjet
- Telefonoi klientë të rinj për të promovuar kompaninë dhe produktet e saj, duke maksimizuar mundësitë e biznesit dhe ndërtimin e marrëdhënieve
- U mor me probleme teknike dhe riparime të kërkuara dhe rekomanduara të produkteve dhe ofroi shërbime të përshtatshme
10/2005 – 04/2008
Asistent i Shitjeve, Kompania
- Ka punuar krahas studimeve, duke kryer shitje në kohë kritike
- Ofroi shërbime të shkëlqyera për klientët
EDUKIMI
10/2008 – 08/2009
Master (MBA) Marketing & Menaxhim
Universiteti, Qyteti, Shteti
Tema e diplomes: “…”
10/2005 – 08/2008
BA: Menaxhim Biznesi
Universiteti, Qyteti, Shteti
Modulet Kryesore: Aftësitë e biznesit; Menaxhim Operacionesh; Ekonomi, Biznes dhe Qëndrueshmëri; Kontabiliteti financiar; Parimet e marketingut; Sjellja organizative; Vendimmarrja e biznesit
SOFTWARE
I avancuar: Google Adwords – Adobe Suite (PS) – Google Analytics – InDesign – Photoshop Omniture – Facebook Ads – Screaming Frog SEO – Twitter Analytics – SmartFocus – MailChimp – Shopify | Shkëlqyeshëm: SketchUp – Bing Ads – |Shumë mirë: Microsoft Office – Apple – Pinterest Analytics – Wunderlist – Trello – Slack – Instagram Insights | Bazike: FileZilla – HTML
INTERESAT PERSONALE
Të mësoj programe software të reja – Të rrisë të ardhurat në bazë të meritokracisë – Pushime
REFERENCAT SIPAS KËRKESËS
Për të ruajtur strukturën
Per shembuj te tjere vijoni leximin tuaj ketu: https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv
Paçi fat!
“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com