Wednesday, April 21, 2021

Sa kohë shpenzojnë në punë “Breza” të ndryshëm punonjësish

Duhen lexuar

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Foto 4Sipas një studimi të kryer mbi kohëzgjatjet e punëve në rreth 1 milion CV, rezultoi se gjenerata X kishte shpenzuar një kohë më të madhe në çdo punë të bërë se gjenerata Y.

Individët që janë diplomuar në universitet në vitet 1992, që konsiderohen si gjenerata X, kanë punuar mesatarisht në 3.2 punë në 12 vitet e para të karrierës së tyre. Ata kanë qëndruar rreth 41 muaj ose 3.4 vite në secilën prej këtyre punëve.

Vetëm 10 vjet më vonë, brezi i diplomuar në vitin 2002, i konsideruar si gjenerata Y, gjatë 12 viteve të para të karrierës së tyre kishin ndryshuar mesatarisht 3.9 punë me kohëzgjatje rreth 2.7 vite në çdo punë. Kjo gjeneratë i ndryshon punët gjatë një periudhe 12 vjeçare rreth 22% më shumë se gjenerata X.

Një studim tjetër u realizua sërish në fund të vitit 2014. Nga 4000 individë pjesëmarrës në studim, vetëm 6% e tyre kishin pasur një punë në karrierën e tyre. Ndërkohë që 16 % u shprehën se kishin ndryshuar më shumë se 10 punë.

Për pyetjen se sa punë kishin ndryshuar gjatë karrierës së tyre, përqindjet e rezultateve të pjesëmarrësve janë si më poshtë:

Numri i punëve Përqindja
1 6%
2 8%
3 14%
4 15%
5 13%
5-10 28%
Më shumë se 10 16%

 

Një tjetër fenomen që u vu re ishte ndryshimi i drejtimit në karrierë. Shumë individë zgjedhin të ndryshojnë fushat e tyre të karrierës të paktën 2 ose 3 herë. Sipas një studimi të kryer me pyetjen “Sa drejtime të ndryshme keni ndjekur në karrierën tuaj?”, rezultuan këto përgjigje:

Fusha të ndryshme në karrierë Përqindja
1 24%
2 35%
3 24%
4 9%
Më shumë se 5 8%

 

Arsyet më të shpeshta që këta individë dhanë për ndryshimin e drejtimit në karrierat e tyre ishin:

  •  Zbulimi i një fushe më interesante për ta (35%).
  • Mërzitja apo lodhja me punën e tyre të mëparshme (24%).
  • Pamundësia për zhvillim, për rritje në karrierë në punën ekzistuese (19%).

Tashmë pyetja kryesore nuk është më “Çfarë pune duhet të bëj?”, ajo është shndërruar në “Çfarë duhet të bëj në vazhdim që karriera ime të zhvillohet?”

Në një treg të tillë pune, ku teknologjia dhe trendet e reja po zhvillojnë gjithmonë e më shumë fusha të reja karriere, progresi dhe rritja në karrierë janë e vetmja formë për mbijetesë.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Punet e dites, e hene 19 prill 2021

E hena ka nisur vrullshem ne duapune.com dhe kerkesat per punesim nga bizneset dhe kompanite e ndryshme jane te shumta. Po ju...