Thursday, February 25, 2021

Rregulla të arta për të diplomuarit

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

candidate 136224 2013 07 12 15 48 32Urime për gjetjen e punës tuaj të parë. Ky është hapi juaj i parë në jetën tuaj praktike prandaj është e rëndësishme të kuptoni ndërlikimet që mund të keni në ambjentin e punës. Në punën tuaj të parë, do keni një numër të madh pritshmërish, nga të gjithë përfshirë shefin tuaj, kolegët por edhe nga vetja juaj. Ndryshimi i rutinës tuaj, ndryshimi i qëllimeve tuaja dhe objektivat që do keni do jenë një surprizë për ju, prandaj do duhet të mësoheni të balanconi punën tuaj me jetën tuaj personale.

Të filloni punë sapo jeni diplomuar mund të jetë sfiduese dhe e vështirë. Këto janë rregullat e arta që do ju ndihmojnë të mbijetoni fazën e parë të jetës suaj në punë, gjithashtu do ju ndihmojnë të shkëlqeni në botën e punës:

1. Dëgjoni përpara se të veproni
Shumë të sapo diplomuar mendojnë se e njohin botën e biznesit shumë mirë sepse sapo janë diplomuar nga një degë e caktuar. Mirëpo, është e domosdoshme të mos e nënvlerësoni autoritetin dhe të dëgjoni kolegët tuaj me kujdes sidomos ata që ju ofrojnë këshilla të cilat do ju ndihmojnë të përparoni. Pranoni opinionet e tyre dhe kontribuoni me idetë tuaja në një mënyrë diplomatike, që të mos dukeni arrogant dhe me besim të tepruar në vete.

2. Jini të durueshëm
Si të diplomuar të shekullit 21, që jeni të familiarizuar me një botë me teknologji të shpejtë, shpesh ndodh që prisni që ambjenti i korporatës të jetë më i përparuar. Ju këshillohet që të jeni të durueshëm dhe të toleroni vonesat për promovim, vlerësim dhe falenderime pasi nuk i jepen aq lehtë një të diplomuari. Duhet të punoni shumë, të jeni këmbëngulës dhe të vendosur që të keni sukses, pa pasur një sjellje negative dhe irrituese ndaj punës.

3. Kini kujdes me politikën e zyrës
Pavarësisht se në çfarë vendi punoni apo se çfarë profesioni keni zgjedhur, në qoftë se jeni duke punuar në një zyrë, do ketë gjithmonë disa politika të zyrës me të cilat duhet të merreni. Të diplomuarit duhet të rrinë larg thashethemeve. Në rast se ju jeni viktima e thashethemeve apo nuk ndiheni mirë kur bëhen thashetheme, është mirë të flisni me menaxherin tuaj për të rregulluar gjërat. Përmbahuni nëse doni ti tregoni kolegëve tuaj ngjarje të cilat kanë të bëjnë me të tjerë pasi ju nuk jeni në dijeni të historisë dhe pasojat që një deklaratë e gabuar mund të sjellë.

4. Përshtatuni me ambjentin tuaj të ri
Një kapitull i tërë i jetës tuaj është mbyllur, ju jeni diplomuar nga një arsim me kohë të plotë dhe tani jeni në një punë me kohë të plotë, edhe pse duke punuar individët ndjehen nostalgjik për ditët e tyre të lumtura universitare. Të diplomuarit duhet të përpiqen dhe ti mbajnë këto mendime për veten e tyre, sepse nëse shprehen me zë të lartë ata mund të arrijnë deri tek shefi ose menaxheri i tyre, të cilët do mendojnë se nuk jeni të angazhuar në rolin tuaj të punës. Bëhuni të gjindshëm në jetën tuaj të re dhe përshtatuni me mjedisin në zyrën tuaj, kini si qëllimi të jeni të suksesshëm në punën tuaj dhe të jeni një forcë në vendin e punës.

5. Bëhuni të dukshëm
Të diplomuarit shpesh relaksohen pasi gjejnë punën e tyre të parë, duke menduar se pas punës së parë, pjesa tjetër do të vijë vetë. Nuk është ky rasti për të përparuar në karrierë pasi është një proçedurë e vështirë dhe shumë individë luftojnë për të marrë promovime apo oferta më të mira pune për shkak të pranisë se tyre jo-aktive në fushën ku punojnë. Bëhuni të dukshëm brenda departamentit tuaj duke kontribuar në diskutime dhe duke punuar me kolegë në departamente te ndryshme. Kjo do të rregullojë profilin tuaj në kompani, si dhe midis profesionistëve të tjerë të industrisë.

6. Mbani qetësi dhe jini përgjegjës
Në pozicionin tuaj të parë si një i punësuar, ka një numër pritshmërish që ju duhet ti dini njëra prej tyre është përgjegjësia. Sa më shumë të jenë detyrat që ju janë besuar, aq më shumë do të rriten edhe pritshmëritë nga ju. Prandaj është e rëndësishme që të mësoni nga eprorët tuaj, të studioni stilin e tyre të menaxhimit dhe të rrisni aftësitë që do të ju ndihmojnë në punën tuaj dhe do ju bëjnë që të jeni të kualifikuar për promovime.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...