Sunday, May 9, 2021

Rëndësia e veshjes së femrave në punë

Duhen lexuar

Iphone i dëmtuar

Mendoj se telefoni im Iphone është i dëmtuar. Shtypa butonin "home" dhe jam akoma në punë... Kliko këtu >> Për...

QUIZ: Si e ka mbiemrin Piloti?

Përgjigjja do të ishte... Kliko këtu >> Për më...

Internship – 4 mundesi ne Dizajn, Burime Njerezore apo Front-end Developer

Eksperienca eshte gjithmone ajo qe perben avantazh ne aplikimet per punesim. Te gjithe jemi perballur me situaten e kerkimit te punes...

Klasa e pare e “Employer Branding Academy Albania” filloi.

Jo me larg se dje ka nisur per here te pare per Shqiperine Akademia e Imazhit te Punedhenesit. Akademia e Imazhit të...

uniformeimagePavarsisht moshës që ka një grua, nëse eshtë një atltete apo një sekretare shteti, e bukur apo e shëmtuar, veshja e një gruaje në punë ka rëndësi dhe mund të ndikojë në zhvillimin e saj të karrierës.

Sipas një studimi te bërë në vitin 2010 femrat më pak tërheqëse janë cilësuar ato që ushtrojnë profesione mashkullore  si gardiane burgu , inxhiniere mekanike, supervizore  ndërtimi, për të cilat pamja e jashtme nuk ka rëndësi.
Të qënurit tërheqës në profesione të tilla është vërtet e rrezikshme për gratë. Në çdo lloj pune tjetër femrat  tërheqëse preferohen.  Nuk mund të thuhet se ndodh e njëjta gjë edhe me meshkujt  gjë e cila tregon se ekziston ende nje standart i dyfishtë përsa i përket  gjinisë.

Sipas Diane Avery një eksperte e cila ka bërë kërkime për këtë temë,  gjithçka ka të bëjë me  faktin se sa e bukur, sa e dobët dhe sa tërheqëse je. Sa joshëse je, kjo është çështja.  Sa mire e shisni  firmën e kompanisë.  Dhe jo gjithmonë,  se sa e zgjuar,  kompetente, dhe e aftë jeni për të kryer punën tuaj.

Avery vazhdon të theksoj më tej , burrat dhe gratë   i kushtojnë shumë rëndësi aparencës dhe  sidomos kur vjen puna për element të tillë si mosha dhe pesha.  Sipas saj një grua ka më shumë mundësi që të pushohet nga puna për faktin se është mbi peshë sidomos në industrinë e spitaleve.

Nëse gratë në kompani vishen me kostume të errëta mashkullore, ky  është një tregues që gratë duan të integrohen në botën  dominuese mashkullore. Kjo tregon që kultura e korporatës nuk ka evoluar akoma si duhet edhe në shekullin e XXI.

Në të njëjtën kohë ka prova të cilat tregojnë se pamja e jashtme ka rëndësi  si për meshkujt ashtu edhe për femrat në vendimet  e punësimit dhe ngritjes në detyrë me idenë se njerëzit e pashëm  janë një avantazh për kompaninë.  Gjithsesi pamja e jashtme e një gruaje vazhdon te jetë një faktor ndikues në besushmëri, profesionalizëm dhe aftësi.

Për të shmangur  keqkuptimet dhe  hapat mbrapa në karrierë, ekspertët thonë se është e rëndësishme që ti komunikohen  rregullat formale dhe jo fromale të veshjes të gjithë  punonjësve.  Për burrat është shumë e thjeshtë etika e veshjes ndërsa gratë janë ato të cilat i bëjnë vetes shumë pyetje se sa të shkurtra mund ti presë flokët apo sa te shkurtër mund ta vesh fundin, cfarë është profesionale dhe cfarë jo?  Veshja është  një formë komunikimi me të cilën ne prezanntojmë veten në punë.  Veshjet tepër seksuale  si për shembull minifundet nuk do t’ju ndihmojnë ju të ngjisni shkallët e karrierës. Pa tepruar make-up, aksesorët  apo edhe veshje të cilat tregojnë linjat e trupit. Celësi i të veshurit për të patur sukses është që të ndjeheni rehat me çfarë ju keni veshur ndërkohë që i bëni të tjerët t’ju kushtojnë vëmendje për  aftësitë tuaja.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Iphone i dëmtuar

Mendoj se telefoni im Iphone është i dëmtuar. Shtypa butonin "home" dhe jam akoma në punë... Kliko këtu >> Për...

QUIZ: Si e ka mbiemrin Piloti?

Përgjigjja do të ishte... Kliko këtu >> Për më...

Internship – 4 mundesi ne Dizajn, Burime Njerezore apo Front-end Developer

Eksperienca eshte gjithmone ajo qe perben avantazh ne aplikimet per punesim. Te gjithe jemi perballur me situaten e kerkimit te punes...

Klasa e pare e “Employer Branding Academy Albania” filloi.

Jo me larg se dje ka nisur per here te pare per Shqiperine Akademia e Imazhit te Punedhenesit. Akademia e Imazhit të...

536 pune aktive tani ne duapune.com

Per t'u njohur me punet aktive klikoni mbi "pune aktive" Finance >> 78 Pune aktive Shitje-Zhvillim Biznesi...