Tuesday, October 27, 2020

Pyetjet që mund të shkatërrojnë jetën tuaj

Duhen lexuar

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

stressed 1 largeTë gjithë shqetësohemi në jetën e përditshme. Për shumë njerëz 4 pyetje lidhen me situata të rëndësishme në jetën e tyre.

1.     Çfarë nuk shkon me mua?
2.     Çfarë do të ndodhi?
3.     Si do të dal nga kjo gjendje?
4.     Nga do të vijnë lekët?

T’i largosh këto mendime është shumë e vështirë. Ato janë të pranishme dhe duket sikur akoma nuk kanë zgjidhje. Zgjedhjet që përpiqemi të gjejmë nuk funksionojnë gjithashtu.

Hapi i parë është të marrim një vështrim se çfarë mund të na bëjnë 4 pyetjet dhe se nga vijnë.

1.     Çfarë nuk shkon me mua?
Ky mendim lind nga pasiguria personale,vetë-dyshimi dhe gjykimi i vetes. Kur njerëzit luftojnë me vetë-dyshimin ata përgjithësisht i thonë gjëra të kundërta vetes së tyre: “Nuk po ndodh asgjë e keqe me mua” një ditë, dhe “Jam lëmsh, asgjë nuk po shkon si duhet me mua” ditën tjetër. Përgjigja  e gabuar bëhet një ritual, një përgjigje fikse që nuk të çon gjëkundi. Mendime të tjera mund t`ju përfshijnë: “Unë vazhdoj t’ia bëj vetes këtë” ,”Jam i pazoti”, “Jam vetëm”…

2.     Çfarë do të ndodhë?
Ky është një shqetësim për të ardhmen, ndodh për mungesën e besimit. Në jetë ju asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Në të kundërt ju duhet të jetoni në të tashmen. Kuptoni që e ardhmja nuk është e panjohur vetëm për ju, është e panjohur për këdo pavarësisht sesa shqetësoheni. Megjithatë ju po shqetësoheni për një fantazëm; frika është e rrënjosur në mundësi hipotetike dhe në skenare të rasteve të këqija. Ato zhduken vetëm kur i kushton vëmendje të tashmes.

3.     Si do të dal nga kjo gjë?
Kjo pyetje vjen nga ndienja e të qenit në grackë. Për t’i dhënë fund kësaj ndienje duhet t’i lini hapësirë kreativitetit. Zgjidhjet nuk vijnë nga paniku, ato vijnë kur ju e rishikoni situatën në të cilën keni ngecur. Në vend që ta shikoni atë si burg, shikojeni si një mundësi për të provuar që jeni i aftë për të takuar realitetin. Duke pastruar frikën, ju hapni një rrugë për zgjidhje të reja.

4.     Nga do të vijnë këto para?
Në pamje të parë, kjo flet për financat. Por poshtë saj, kjo pyetje vjen nga ndjenja që jeta juaj mund t’ju iki. Ju mendoni se lekët mbrojnë nga një humbje totale e kontrollit. Një shumë e caktuar lekësh është padyshim një mbrojtës. Ju do të ndiheni të sigurt kur të keni mjaftueshëm lek, por atëherë nuk do të thoni asnjëherë “kam mjaftueshëm”.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.