Monday, October 19, 2020

Pyetjet kreative gjatë intervistave dhe si t’i përgjigjemi atyre

Duhen lexuar

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

interviewEdhe punët më pak krijuese mund ta çojnë intervistuesin të bëjë pyetje në lidhje me kreativitetin. Kjo sepse intervistuesi do të vlerësojë se çfarë mund të bëjë kandidati jashtë kornizave dhe sa mund të gjenerojë koncepte inovative dhe origjinale, metoda dhe zgjidhje për problemet.

Pyetjet kreative janë një taktikë e përdorur nga rekrutuesit për të parë se çfarë ju mendoni, duke dhënë përgjigje të detajuara, të shpejta dhe të qarta si dhe për të komunikuar idetë tuaja në një mënyrë profesionale.

Pyetjet më të shpeshta kreative dhe përgjigjet për to:

Përshkruani një situatë kur ju keni dhënë një zgjidhje kreative për një problem në punë…
Ju mund ta përdorni këtë mundësi për të treguar se kur keni nisur një proces, sistem të ri dhe si ky proces ka ndikuar në kompani.

• Keni zgjidhur ndonjëherë ndonjë problem në mënyrë origjinale dhe inovative?
Në këtë mënyrë ju mund të tregoni se si mund të vini me një plan të ri për të zgjidhur problemet.

Përshkruani një ide inovative që mund të keni patur dhe si e keni implementuar atë në punë?
Kjo pyetje me të vërtetë teston krijmtarinë tuaj, kështu sigurohuni të flisni për idenë më unike që mund të keni patur, si e keni transmetuar këtë ide, dhe pse ishit i suksesshëm.

• Më tregoni për ndonjë ide inovative tuajën që nuk ka funksionuar…
Pyetja është për të parë se si reagoni ndaj dështimeve që keni patur dhe si ka ndikuar te kreativiteti juaj. Ju duhet të jeni të sinqertë dhe të shpjegoni se pse nuk ka funksionuar dhe si ka ndikuar kjo në kompani.

• Përshkruani një rast kur idea juaj ka funksionuar dhe pse është konsideruar e rrezikshme dhe e paarritshme nga menaxhimi.
Tregoni për një ide që keni patur dhe që nuk ju kanë mbështetur por ju e keni bërë të suksesshme. Shpjegoni se si keni përballuar komentet negative dhe se si keni mundur të arrini suksesin.

• Na tregoni se kur e keni zgjidhur një problem në mënyrë unike dhe shumë të shpejtë.
Intervistuesi do të dijë se sa shpejt mund të mendoni.

• Sipas mendimit tuaj, cila është arritja më e madhe juaja?
Intervistuesi këtu është duke pritur një përgjigje mbresëlënëse kështu mos qëndroni i turpshëm, identifikoni idenë tuaj, si arritët që të dilni kaq mirë.

Përgjigjet e dhëna më sipër janë disa shembuj dhe nuk duhet të merren fjalë për fjalë. Intervistuesi do të dijë sa shpejt ju mendoni, sa krijues dhe të vendosur jeni për të sjellë koncepte inovative dhe unike në punë.

 

- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

Grafiku i çuditshem i “rritjes” se pages minimale ne Shqiperi

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.  Qeveria ka në...