Monday, January 25, 2021

Puna me orë të zgjatura. Si të kujdesemi?

Duhen lexuar

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

work_overEdhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju dhe shëndetin tuaj. Në fakt, duke punuar me orë të zgjatura nuk është të punosh në mënyrë të zgjuar, në qoftë se ju vlerësoni shëndetin tuaj. Një studim i ri i botuar në Mjekësinë e Punës dhe të Mjedisit konstatoi se orët e zgjatura të punës rrisin rrezikun e sëmundjeve dhe lëndimeve, pa marrë parasysh se çfarë pune është. Në mënyrë të veçantë, studiuesit analizuan të dhënat mbi 100.000 profesione  nga afër, te 11.000 punëtorë. Ata që rregullisht punojnë papushim dhe në fundjavë,  apo kanë punuar jashtë orarit janë në një rrezik të rritur e të vazhdueshëm të:

–    Tensionit të lartë
–    Depresionit
–    Sëmundjeve të zemrës
–    Diabetit
–    Sëmundjeve kronike
–    Ankesave të shëndetit të përgjithshëm

Sipas studiuesit Allard Dembe (Qëndra për Kërkime Shkencore,Universiteti Massachutts), studimet e të dhënave për orët e zgjatura ose jashtë orarit të punës  rrisin ndjeshëm rrezikun për dëmtime në punë. Studimi vuri në dukje se të punësuarit të cilët punojnë  jashtë orarit janë 61% më të rrezikuar me shëndetin se personat e tjerë me një orar normal.
Çështja kryesore është si të punojmë në mënyrë të zgjuar dhe jo me orë të gjata. Kjo është krejtësisht e mundur nëse ju motivoheni të planifikoni një plan pune ditor, e të jeni më produktiv me punën.
Ruani veten. Është e pamundur që të keni një ditë të frytshme në qoftë se ju ndiheni i sëmurë, i lodhur ose i stresuar. Kjo për shkak se të gjitha  aspektet e një personi të shëndetshëm- një dietë e shëndetshme, gjumë i mjaftueshëm, aktivitete sportive, mbajtja e stresit në nivele minimale i shërbejnë një personi produktiv.

Kur ju mendoni mirë ju do të keni energji, kapacitet mendor dhe dëshirë për të punuar në mënyrë efikase. Në fakt, duke marrë kohë shtesë për veten duke përgatitur ushqim të shëndetshëm për të ngrënë, duke marrë kohë për të ushtruar sport apo aktivitete argëtuese duhet të jetë në përparësitë tuaja. Kur ju të ndjeheni mirë do të keni energji të mjaftueshme, kapacitet mendor dhe dëshirë për të punuar në mënyrë efikase.
Organizohuni! Organizimi vlen jo vetëm për planin ditor të punës por dhe për hapësirën e punës suaj. Mbani tavolinën tuaj të rregullt dhe zonën e lirë nga rrëmuja. Largoni cdo gjë që nuk ju duhet, sistemoni tavolinën tuaj të punës në fund të cdo dite, në mënyrë që ditën tjetër ta gjeni të pastër.
Ndiqni modelin individual të punës. A punoj më mirë në mëngjes, pasdite vonë apo natën? A keni nevojë për qetësi apo muzikë të përqëndroheni? Duke iu përgjigjur pyetjeve të tilla, ju do të mësoni më shumë për veten, e do të ndiheni më efikas nëse zbatoni modelin e performancës individuale që ju përshtatet.

Qëndroni pozitiv! Nëse keni një ditë të vështirë në punë ose ndjeheni se nuk  keni mbaruar çdo gjë që duhej, mos u merakosni. Gjithkush ka nga këto ditë, dhe për më shumë nuk është dicka që duhet t’ju shqetësoj në atë pikë sa t’ju nervozoj, kjo do tju shkaktonte problem me produktivitetin në punë. Kontrollojini emocionet negative, dhe mendoni gjithmonë pozitivisht dhe në rastet kur problemet tuaja nuk mungojnë!

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

Ftese per anetaresim ne platformen “Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore”

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave...