Tuesday, January 26, 2021

Puna e pare? Si te shkruani nje CV – Shembull

Duhen lexuar

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Nëse po mendoni të filloni punë pa mbaruar një universitet apo shkollë profesionale, atëherë sigurohuni që të paktën CV-a juaj të jetë e saktë.

Shkrimi i një CV-e të mirë është hapi i parë drejt punësimit të dëshiruar. Ka shumë këshilla se si të shkruani një CV perfekte, por ajo që duhet të keni parasysh është se CV-a perfekte ndryshon në varësi të eksperiencës dhe shkallës së karrierës në të cilën ju ndodheni.

Nëse jeni në kërkim të punës së parë është e kuptueshme që ju të keni vështirësi edhe në ndërtimin e CV-së tuaj të parë.

Drejtojini vetes këto 7 pyetje dhe në përfundim të përgjigjeve tuaja do të keni në dorë CV tuaj të parë.

1. Cilat janë rezultatet e arritura në lëndët që keni zhvilluar? Keni ndonjë temë të veçantë në të cilën keni shkëlqyer?

Deri në këtë moment ju ia keni dedikuar kohën tuaj studimit dhe provimeve, ndaj është mëse normale të shkruani në CV mbi arritjet tuaja. Gjithashtu, mund të shkruani mbi arritjet tuaja edhe për një temë apo detyrë të veçantë e cila në një mënyrë apo në një tjetër mund të ketë lidhje me punën ku po aplikoni.

2. A keni marrë pjesë në ndonjë aktivitet ekstrakurikular, i cili ka ndihmuar në studimet tuaja?

Pjesëmarrja në aktivitete ekstrakurikulare përgjatë studimeve apo shkollimit është mënyra më e mirë për të treguar aftësinë e përfshirjes dhe angazhimit përtej studimit. Nëse keni qenë pjesëmarrës në orë të hapura, punë grupi, projekte dhe kompeticione të ndryshme, duhet t’i shënoni në CV. Përfshirja e këtyre detajeve në CV tregon motivimin, përkushtimin dhe dëshirën që keni për të bërë më shumë për të arritur sukses..

3. Keni qenë pjesë e ndonjë klubi gjatë shkollimit tuaj?

Rezultatet në lëndët e ndryshme gjatë shkollimit nuk janë të vetmet arritje për të cilat rekrutuesit janë të interesuar të lexojnë në CV tuaj. Ata shohin me interes çdo angazhim jashtë shkollor nëpërmjet të të cilëve ata kuptojnë se sa social jeni dhe njëkohësisht nuhasin disa aftësi kyçe pune siç mund të jenë: aftësia për të punuar në grup, për t’u angazhuar dhe aftësia për të zgjdhur problemet. Ndoshta, keni marrë pjesë në një klub sportiv, në një pjesë teatrale ose keni kryer punë vullnetare në komunitet. Të gjitha këto angazhime tregojnë se cilat aftësi mund të ofroni ju në ambientin e punës, ndaj mos i neglizhoni.

4. Keni pasur ndonjë përgjegjësi/rol specifik në shkollë?

Nëse keni patur një rol të caktuar në shkollë, rekrutuesi do të nënkuptojë një nivel të lartë angazhimi, besueshmërie dhe dëshirë për të punuar fort. Ndaj nëse keni qenë i angazhuar në këshillin e nxënësve, në gazetën apo revistën e shkollës, në drejtimin e klubit letrar apo sportiv mos harroni të reflektoni në CV detajet e detyrave që keni kryer dhe eksperiencën që keni fituar. P.sh. nëse keni qenë president i këshillit të nxënësve ju keni fituar aftësi në komunikim, në shkrimin e dokumentave zyrtarë, zbatimin e planit dhe aktiviteteve dhe në menaxhimin e këshillit.

5. Cilët kanë qenë hobit tuaj gjatë shkollimit?

Hobit u tregojnë shumë rekrutuesve rreth personit që ju jeni dhe se mund të mësoni apo përshtateni. Mund të përfshini në CV hobi të tilla si gatimi, fotografia, udhëtimet, sportet apo krijimtaritë letrare.

6. Sa sistematikë dhe të përpiktë keni qenë në shkollë?

Zakonisht rekrutuesit preferojnë të punojnë me persona të përpiktë në orar dhe korrekt në punë. Ndaj nëse e keni patur pikë të fortë ndjekjen sistematike të mësimit dhe korrektësinë në orar, vendoseni këtë informacion në CV dhe sidomos nëse e keni patur prezencën absolute 100%, theksojeni.

7. Keni marrë ndonjë çmim të veçantë ose lavdërim për arritjet në rezultate?

Nëse keni marrë ndonjë çmim ose vlerësim të veçantë në ndonjë detyrë, konkurs apo për arritjet të larta në rezultate, përfshijeni si informacion në CV duke dhënë detaje.

Vendosini këto informacione në këtë shembull CV

SHKARKO KËTU Formën e CV

Ju sapo krijuat CV-n tuaj të parë. Tani mund të hyni në duapune.com dhe të aplikoni. Suksese!!!

Per modele te tjera te CV -ve klikoni ketu: https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv

duapune.com

 

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...