Tuesday, October 20, 2020

Pse të jesh asistent është më mirë se të jesh shef??

Duhen lexuar

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

13622101 personal assistant asking her boss a questionKjo mund të jetë një deklaratë e guximshme për tu bërë por të jesh asistenti mundet të jetë më mirë sesa të jesh shefi! Gjithashtu shumë njerëz mund të thonë që stili i jetës së një manaxheri është diçka që të frymëzon ndërsa roli i asistentit është diçka për tu shmangur, kur shikoni më afër në këto role ju mund të surprizoheni duke gjetur që përfitimet e të qënit asistent peshojnë më shumë se vështirësitë e të qënit manaxher

Çaj? Kafe?
A mund të bëni një filxhan të mirë çaji? Nëse jo mësoni ta bëni tani sepse mund t`ju garantoj që një nga detyrat e shpeshta mund të jetë që të bëni një filxhan çaji për shefin (ose nëse jeni aq pa fat që të jeni asistenti i një departamenti do të bëni çaj për të gjithë departamentin!) Por jo gjithçka është errësirë dhe dënim në fakt, ju mund të shijoni një pushim nga puna për pak minuta për të rifreskuar mendjen dhe të rimerrni energji ndërkohë që bëni pijet. Manaxherët ndërkohë që marrin një filxhan kafe, rrallë mund të marrin një minutë pushim në ditë për të rifreskuar mëndjen dhe rifituar energjitë. Mësoni artin e një filxhani kafe ose çaji dhe ju do të vlerësoheni me siguri.

Më pak stres
Është manaxheri juaj që mban peshën e kompanisë mbi shpatulla, jo ju. Ju keni një punë specifike për të bërë dhe mund të fokusoheni vetëm në arritjen e detyrave tuaja, kështu duke ja lënë të gjithë stresin dhe shqetësimet atyre që janë në nivele më të larta. Puna e një asistenti konsiderohet gjerësisht si një punë me më pak stres, në fakt shqetësimi më i madh është të vraposh për të bërë çaj! Nëse një punë e lehtë në ditë është një filxhan çaj, atëherë aplikoni për një rol asistenti.

Më pak përgjegjësi
Ju gjithashtu keni më pak përgjegjësi sesa të tjerët me tituj specifik pune. Nëse jeni thjesht një asistent tek dikush me një rol specifik, atëherë detyra juaj është thjesht për të ndihmuar. Ju nuk do të jeni personi ndaj të cilit drejtohen në department, për afatet që nuk janë realizur ose për përfitimet që nuk po rriten. Ju bëni siç ju thuhet dhe kjo është mënyra më e mirë për të shmangur përgjegjësitë.

Më tepër mundësi për gabime
Një manaxher ka pak mundësi për gabime. Gabimi më i vogël mund të krijojë humbje të çështjeve që mund të dëmtojnë kompaninë, ose sigurinë e punës së punonjësit! Si një asistent ju keni shumë më tepër mundësi për gabime; asistentët janë rrallë “ekspert” në fushën në të cilën punojnë, ata thjesht mësojnë sesi ta realizojnë punën. Kështu në këtë mënyrë është e pritur dhe e pranueshme për asistentët për të bërë gabime.

Mësoni për çfarë keni nevojë
Një nga gjërat më të mira për të qënë një asistent është se ju mund të mësoni nga më të mirët, ndërkohë ju fitoni pagën dhe gjithashtu fitoni respekt në të njëjtën kohë! Kjo është diçka e pavlerësueshme. Kur ju të kaloni në një punë me më shumë autoritet, ju do të keni mësuar mënyrat e duhura dhe të gabuara të të bërit të gjërave dhe ju do të konsideroheni me “eksperiencë” brenda industrisë.

Nuk keni orare të vona
Si një asistent, ju do të jeni me fat që nuk do ta shikoni kurrë shefin tuaj duke u robëruar në tavolinën e tij pas shumë orësh. Pse? Sepse sapo ora 5 të vijë ju do të dilni jashtë zyrës aq shpejt sa një langua! Shefi është personi që merr pagën e lartë dhe kështu që ai është personi që duhet të jetë i pari në punë dhe i fundit që largohet. Asistentët e marrin lehtë, vijnë në kohë, largohen në kohë dhe me pasazh të shpejtë, askush nuk mund të ankohet ose të vejë në dyshim etikën tuaj të punës.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...