Monday, January 18, 2021

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje pune ne ate moment. Duhet te tregoheni pozitive, nuk do te fitoni asgje duke qene negativ ne lidhje me punedhenesin tuaj aktual. Perpiquni te tregoni se jeni te hapur per te mirepritur mundesi te reja dhe se roli per te cilin po intervistoheni eshte nje pershtatje me e mire per ju.

Nese jeni pushuar nga puna juaj me e fundit? Shpjegoni thjesht arsyen: P.sh. “Fatkeqesisht, u pushova nga puna per arsye shkurtim stafi”

Ne vijim mund te gjeni disa menyra per t’iu pergjigjur kesaj pyetje.

“Pse po e lini punen?”

4 menyrat me te mira per t’iu pergjigjur pyetjes pavaresisht arsyes:

1. Ju deshironi te fitoni me shume para

Kush nuk dëshiron që të paguhet më shumë? Është një gjë krejt normale, por ndoshta jo më e mira për ta paraqitur si arsyen e pare gjatë një interviste, të paktën jo derisa rekrutuesi të dëshirojë të investojë më shumë për ju.

Ja se çfarë të thoni:

“Gjatë tre viteve të mia në kompanine aktuale, pata mundësinë të zhvilloja me të vërtetë  aftësi të mira në analizën e të dhënave, arsyetimin sasior dhe programimin. Po ashtu, ishte një përvojë e shkëlqyeshme për të mësuar dhe më pëlqeu të kontribuoja në ekip, unë jam i gatshëm të bashkohem me një kompani që vlerëson aftësitë e mia dhe më lejon t’i përdor ato më plotësisht dhe ne nje nivel me te avancuar”.

2. Nuk keni marredhenie te mira me punemarresin

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta thënë: Ju keni një shef të keq. Përmendni shkurt dhe në mënyrë neutrale që ju të dy jeni në rrugë të ndara, pra keni këndvështrime të ndryshme. Përfundojeni me diçka pozitive për kompaninë.

Ja se si ta perifrazoni:

“Kuptova se udhëheqja e ekipit tim po shkonte në një drejtim tjetër, dhe jam i interesuar të punoj në një mjedis më bashkëpunues. Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë sepse e dua misionin e kompanisë, por në fund të fundit mendoj se kjo është zgjidhja e duhur”.

3. Ju deshironi te promovoheni

Kjo është ndoshta arsyeja më e “çuditshme” për të kërkuar punë. Në fakt, edhe versioni i hapur është pak a shumë i mirë. Por, nëse doni të tregoni një detaj pak më shumë, patjetër që mund të përdorni një përgjigje pozitive .

Ja se si ta shpjegoni atë:

“Unë jam gati për sfidën tjetër në karrierën time. Unë i doja njerëzit me të cilët kam punuar dhe projektet ku kam punuar, por në një moment kuptova se nuk do të sfidohesha ashtu siç do të doja unë. Në vend që t’ia lejoja vetes të qëndroja në të njëjtin pozicion, vendosa të ndjek një pozicion ku mund të vazhdoj të rritem profesionalisht”.

4. Puna juaj ishte thjesht e merzitshme

Në vend që të përpiqeni te shpjegoni se pse puna juaj është e merzitshme, përqendrohuni në një ose dy gjëra që ju tërhoqën në pozicionin ku po aplikoni, te cilat nuk i keni ne punen aktuale dhe per karrieren tuaj kane rendesi.

Ja se si t’a tregoni me mirësjellje dhe pak diplomaci:

“U emocionova shumë kur fillova në një rol që kontribuoi në një objektiv aq kuptimplotë. Unë mendoj se, për shkak të kësaj, kam lënë pas dore të mësoj më shumë rreth faktorëve të vërtetë të kompanisë. Nuk kaloi shume kohë për të kuptuar se unë nuk isha i përshtatshëm nga ana kulturore me ate kompani. Që atëherë kam kërkuar një rol në një kompani që vlerëson transparencën, një pozicion ku unë mund të vazhdoj të kem ndikim dhe te zhvilloj me tej ato aftesi te cilat ndikojne ne rritjen time ne karriere”.

Vini re se si të gjitha këto përgjigje kanë të paktën një gjë që është pozitive në lidhje me rolin e mëparshëm të të intervistuarit. Pra, mos harroni në çdo intervistë të shprehni apo tregoni anët pozitive të rolit tuaj të mëparshëm.

“Miku juaj per pune dhe karriere”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...