Saturday, October 31, 2020

Pse njerëzit jo të zgjuar por karizmatikë ngrihen në detyrë

Duhen lexuar

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

Foto 49Nëse ju ka ndodhur të shikoni se si një kolegu juaj karizmatik, por aspak i zgjuar të ngrihet në detyrë, atëherë keni kuptuar që niveli inteligjencës nuk është gjithçka. Psikologët janë gjithashtu dakord: “Niveli i inteligjencës konsiderohet vetëm si 10% e recetës së suksesit tuaj. Zakonisht është inteligjenca emocionale (EQ), aftësia për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet ajo që ndikon në fitimin e një pozicioni pune apo të ngritjes në detyrë”.

Megjithatë studimet e fundit kanë treguar se në nivelin menaxherial inteligjenca emocionale është shumë më e ulët se të gjitha pozicionet e tjera të analizuara. Niveli mesatar i EQ të një CEO është më i vogël se niveli i një individi që nuk është menaxher apo supervizor.

Dr. Travis Broadberry shprehet se: “Sapo një lider ngrihet në detyrë, ai bëhet pjesë e një ambienti që ka tendencë të reduktojë nivelin e tyre të EQ. Ai harxhon më pak kohë me stafin dhe nuk arrin të shohë se si gjendja e tij emocionale ndikon tek të tjerët rreth tij. Studimi u realizua nga TalentSmart, të cilët analizuan një bazë të dhënash me rreth 1 milion profile të inteligjencës emocionale.

Megjithatë, ndryshe nga koefiçenti i inteligjencës (IQ), i cili nuk mund të ndryshohet lehtësisht, inteligjenca emocionale mund të përmirësohet dhe kështu ju mund të rrisni mundësitë tuaj për sukses. Më poshtë janë disa mënyra sesi të përmirësoni nivelin e inteligjencës emocionale.

  1. Mësoni se si të bëni shokë në moment

Aftësitë ndërpersonale janë një element i inteligjencës emocionale që mund të ndryshohen më lehtë. Lexoni libra që lidhen me marrëdhëniet njerëzore dhe përpiquni të bëni shokë sa më shpejt.

  1. Trajnoni këmbënguljen tuaj

Praktika mbi këmbënguljen ju mësojnë sesi të jeni të ndershëm për nevojat, dëshirat dhe opinionet tuaja, duke mos harruar të konsideroni dëshirat dhe nevojat e të tjerëve. Marrëdhëniet pozitive me njerëzit janë gjithashtu një faktor ndikues në nivelin e inteligjencës emocionale.

  1. Punësoni një trajnues për përmirësimin e EQ

Mund të duket një veprim ekstrem punësimi i një trajneri për EQ, por përfitimi nga përforcimi i aftësive të EQ mund të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Njerëzit inteligjentë emocionalisht janë më lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe më pak të stresuar në punë dhe në jetën personale. Sipas Harvard Business Review, programe të tilla nga një trajnues mund të përmirësojnë nivelin e EQ me 25%.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...