Thursday, January 21, 2021

Pse karriera juaj nuk po ecën?

Duhen lexuar

Nuk keni perqendrim ne pune? 10 keshilla.

Në botën dinamike të sotme, të mësuarit për të bërë më shumë në më pak kohë është thelbësore për zhvillimin personal dhe...

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

blog 40

Nëse nuk po ecni në karrierën tuaj, mund të ketë disa arsye të cilat nuk jua lejojnë këtë gjë. Në thelb, zhvillimi në karrierë nuk vjen domosdoshmërisht nga eksperienca apo nga kohëzgjatja e punës suaj në një kompani; varet nga aftësitë tuaja. Në kohët kur konkurrenca për punësim është e egër, thelbësorja është të jeni në dijeni të talentit dhe pikave tuaja të forta, në mënyrë që të ecni përpara.

Këto janë arsyet me të zakonshme pse punëmarrësit nuk ngrihen në detyrë:

Nuk dilni në pah tek ata që kanë rëndësi
-Nëse përpiqeni tu bëni përshtypje kolegëve me aftësitë dhe zgjuarsinë tuaj, a do të bëheni më popullori/popullorja në zyrë? Po. Por, popullaritati nuk të ngre në detyrë.
-Është me rëndësi që të nxirrni në pah talentin dhe vlerat tuaja përpara nivelit të menaxhimit, pa qënë nevoja qe t`ju trokisni në derë duke i thënë sa i “mirë” apo “e mirë” jeni.

Nuk punoni mjaftueshëm
-Edhe pse deri diku e padrejtë, koha që ju shpenzoni duke iu përkushtuar punës është tregues i mirëfilltë i seriozitetit tuaj në punë, gjë e cila do të influencojë punëdhënësin në vendimet e tij.

Nuk jeni në grupin e më të mirëve.
-Nësë nuk jeni ne grupin e “më të mirëve” nuk mund të jetë momenti juaj për një provovim.
-Kjo nuk do të thotë se performanca juaj nuk është në nivelin e duhur; kjo thjesht tregon se nuk jeni ndër më të mirët, dhe kjo është pikërisht ajo çka niveli manaxherial kërkon për pozicionet e larta.

Konflikte personaliteti
-Për shumë kompani është e domsodoshme që personaliteti i punonjësit të përputhet me filozofinë e kompanisë. Nëse keni personalitet të vështirë, nuk do të jetë e lehtë të përzgjidheni për pozicione të larta, sidomos nëse do të keni të bëni me menaxhimin e një grupi.
-Mundohuni të bëni një përpjekje për t’u afruar me kolegët, pavarësisht departamentit përkatës. Kjo do të tregojë se ju i shihni marrëdhëniet në pikëpamjen profesionale dhe i lini përshtypjet tuaja personale mënjanë.

Faji i kompanisë
Ndonjëherë, arsyeja përse ende nuk keni arritur të promovoheni për arritjet dhe punën tuaj të palodhur, mund të mos varet nga ju. Ju mund të jeni duke bërë çdo gjë shumë mirë, por nëse kompania nuk është në gjëndje financiare shumë të mirë, shancet për t’u promovuar do të jenë të pakta.

Një arsye tjetër përse nuk ju ngrenë në detyrë, mund të jetë se juve i duheni kompanisë në pozicionin që jeni. Nëse puna që ju bëni kërkon aftësi dhe njohuri specifike, si dhe një lloj experience në atë fushë, atëherë do të jetë e vështirë gjetja e dikujt tjetër për zevendësim.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Nuk keni perqendrim ne pune? 10 keshilla.

Në botën dinamike të sotme, të mësuarit për të bërë më shumë në më pak kohë është thelbësore për zhvillimin personal dhe...

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...